LAJMI I FUNDIT:

Po pastronte elefantin, kafsha gjigante rrëshqet dhe rrëzohet mbi të – humb jetën burri (Video, +18)

Po pastronte elefantin, kafsha gjigante rrëshqet dhe rrëzohet mbi të – humb jetën burri (Video, +18)

Ky është momenti rrëqethës kur një elefant gjigant rrëzohet aksidentalisht mbi një burrë që po përkujdesej për të, i cili mbetet i vdekur në vend.

Videoja amatore shfaq Arun Panikkar, 40-vjeç, i cili po pastronte elefantin Karappuzha në Kottayam në pjesën jugore të Indisë, transmeton Telegrafi.


Ai shihet se si mundohet ta bind elefantin të shtrihet me qëllim që t’ia pastrojë më mirë shpinën, por në një moment elefanti rrëshqet dhe përfundon sipër tij.

Por, Panikkar e kishte goditur paraprakisht me shkop elefantin dhe nga frika elefanti kishte lëvizur e rrëshqitur duke u rrëzuar mbi të.

Me të kuptuar se çfarë ndodhi një burrë tjetër vrapon duke u munduar ta lëviz elefantin që ta shpëtojë mikun, por pa sukses ai veç kishte ndërruar jetë. /Telegrafi/