LAJMI I FUNDIT:

I gjendet kallashnikovi në veturë, arrestohet një person

I gjendet kallashnikovi në veturë, arrestohet një person

Policia e Kosovës raporton se dje në rrugën B në Prishtinë ka arrestuar një të dyshuar pasi që gjatë kontrollit në veturën e tij i është gjetur një armë automatike AK-47.

Arma i është konfiskuar nga Policia ndërsa i dyshuari pas intervistimit me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje. /Telegrafi/