LAJMI I FUNDIT:

Ju e meritoni dikë që ju shkruan “mirëmëngjesi” çdo ditë

Ju e meritoni dikë që ju shkruan “mirëmëngjesi” çdo ditë

E kuptojmë. Jeni lodhur duke u marrë me njerëz që nuk i përmbushin pritshmëritë tuaja, me njerëz që nuk ju respektojnë apo thjesht nuk ua ndien për ndjenjat që i keni.

Ju e dini se doni diçka më shumë, diçka më të prekshme, diçka që ju bën të ndiheni e dashuruar dhe e sigurt në lidhje, transmeton Telegrafi.

Sepse ju e dini se e meritoni të jeni me dikë që ju shkruan “mirëmëngjesi” çdo ditë.


Ju dëshironi të jeni në lidhje me dikë që nuk frikësohet t’i zbulojë ndjenjat e vërteta që i ka për ju. Dikush që e ndan çdo pjesë të shpirtit dhe zemrës së vet me ju. Dikë me të cilin njiheni mjaftueshëm e sigurt sa për të mos u brengosur tërë kohën se a po ndaheni.

Ju e meritoni të jeni me dikë që është i gatshëm t’ju prioritizojë në lidhje. Me dikë që vërtet ju dëshiron në jetën e tyre.

Duhet të jeni në lidhje me dikë që mendon për ju menjëherë posa të zgjoheni dhe me padurim pret t’jua dëgjojë zërin ose t’ju dërgojë një mesazh të lezetshëm. Ju duhet të jeni në lidhje me dikë që ndihet i lumtur t’ju ketë në jetën e vet. Dikë që jua lavdëron bukurinë, karakterin, inteligjencën… Dikë që ju respekton dhe dashuron për atë që jeni – me të gjitha të metat që i keni.

Ju e meritoni dikë që ju vendos të parën. Dikë që mendon gjithmonë për ju. Dikë që është dëgjues i mirë dhe kur ju pyet “si kalove sot”, ai vërtet dëshiron ta dijë dhe nuk e bën këtë pyetje vetëm nga mirësjellja.

Qëndroni në lidhje me dikë që asnjëherë nuk pushon së menduari për ju.

Me dikë që asnjëherë nuk dështon t’ju dërgojë një mesazh “mirëmëngjesi” në momentin që zgjohet sepse jeni mendimi i parë në mendjen e tij dhe i fundit para se të flejë.  /Telegrafi/

Në trend Femra

Më shumë
Sophia Loren së shpejti 90 vjeç:

Sophia Loren së shpejti 90 vjeç: "Kam bërë çdo gjë në jetë, por ky është pengu që e ëndërroj edhe sot"

Psikoprofil
Si të mbani flokët e sapolyer për një kohë të gjatë, pa u zbehur ngjyra?

Si të mbani flokët e sapolyer për një kohë të gjatë, pa u zbehur ngjyra?

Flokë dhe stil
Aktorja më e bukur në botë ka treguar se çfarë ha: Nuk e ka provuar kurrë kafenë dhe mëngjesi i saj do t'ju habis

Aktorja më e bukur në botë ka treguar se çfarë ha: Nuk e ka provuar kurrë kafenë dhe mëngjesi i saj do t'ju habis

Ushqim i shëndetshëm
Çfarë ju thotë bebja kur ju godet fort në bark: Mund të reagojë ndaj zërit, por edhe të shijojë ushqimin

Çfarë ju thotë bebja kur ju godet fort në bark: Mund të reagojë ndaj zërit, por edhe të shijojë ushqimin

Shtatzëna
Manikyri francez i Rihanna-s është sugjerimi më i bukur për thonjtë e vjeshtës

Manikyri francez i Rihanna-s është sugjerimi më i bukur për thonjtë e vjeshtës

Manikyr dhe pedikyr
Gërshet elegant për dy minuta

Gërshet elegant për dy minuta

Flokë dhe stil
Kalo në kategori