LAJMI I FUNDIT:

Edi Rama paditë gazetarin Rakipi

Edi Rama paditë gazetarin Rakipi

Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama dhe kabineti i tij qeveritar i kanë hapur punë vetes dhe një morie politikanësh duke bërë përballje të shumta gjyqësore.

Janë 61 procese që ka nisur njëherësh Edi Rama me politikanë të opozitës duke kërkuar qindra milionë lekë dëmshpërblim që thotë se do t’i japë për bamirësi.

E në morinë e padive, kryeministri nuk ka kursyer as gazetarët. Mes të paditurve gjendet edhe gazetari Ylli Rakipi për një shkrim të publikuar prej tij në nëntor 2018.


Lista e të paditurve kryesohet nga ish-kryeministri Sali Berisha. Në shtatë padi kundër tij, Rama pretendon deklarata të pavërteta të pohuara nga ish-kryeministri në studio televizive apo në rrjetet sociale.

Në padinë e datës 9 nëntor 2018, Rama kërkon 23 mijë dollarë dëmshpërblim nga Berisha, ndërsa në 6 paditë e tjera nga 1 milionë lekë secila.

Në disa prej tyre, Rama i kërkon gjykatës të detyrojë ish-kryeministrin të përgënjeshtrojë deklaratat në faqen e tij në Facebook, si edhe në mediat që i kanë përcjellë.

Pas Berishës, në listën e të dërguarve ne gjyq nga Rama vjen kryeopozitari Lulzim Basha. Në tre padi kundër tij, Rama kërkon nga 1 milion lekë dhe përgënjeshtrimin e thënieve të konsideruara si shpifje. /NOA/Telegrafi/