LAJMI I FUNDIT:

Dogana e Kosovës për dy muaj mbledh 8.7 milionë euro më shumë të hyra

Dogana e Kosovës për dy muaj mbledh 8.7 milionë euro më shumë të hyra

Gjatë periudhës dy mujore të vitit 2019, të hyrat e përgjithshme të inkasuar nga Dogana e Kosovës në total arritën vlerën prej rreth 141.2 milionë. Krahasuar me periudhën e njëjtë të vitit që lamë pas, paraqet një rritje prej rritje në shumë prej 8.7 milionë ose shprehur në përqindje 6,6% më shumë.

Sipas Doganës, ndikim në të hyrat e grumbulluara gjatë kësaj periudhe ka pasur Marrëveshja e Stabilizim-Asociimit, pakoja fiskale që i referohet lirimet nga taksat në import për prodhuesit.

“Ndikimi në të hyra nga MSA përgjatë kësaj periudhe është rreth 7.5 milionë euro nga 5.2 milionë euro që ishte në dy mujorin e vitit të kaluar, derisa ndikimi në të hyra i pakos fiskale për prodhues rreth 10.8 milionë euro nga 7.6 milionë euro që ishte vitin e kaluar. Gjithashtu një zhvillim tjetër me rëndësi është edhe rritja e numrit të kompanive prodhuese që përdorin procedurat e autorizuara sipas pakos fiskale, vitin e kaluar kishim 252 kompani të autorizuara derisa tani ky numër ka arritur në 353 kompani të autorizuara. Përkundër të gjitha këtyre ndikimeve në të hyra e grumbulluara nga dogana, ne kemi vazhduar me performancë të lartë në inkasimin e të hyrave për periudhën raportuese janar-shkurt 2019”, thuhet në njoftimin e Doganës. /Telegrafi/


Në trend Ekonomi

Më shumë
Pezullimi i ndihmave amerikane do të ndikojë në gjithë botën, edhe në Kosovë

Pezullimi i ndihmave amerikane do të ndikojë në gjithë botën, edhe në Kosovë

Ekonomi
AS Travel sjell Omanin për herë të parë si destinacion për Kosovën

AS Travel sjell Omanin për herë të parë si destinacion për Kosovën

Ekonomi
Transformoni jetën tuaj në 2025: Filloni udhetimin e shërimit në Rezonanca 3

Transformoni jetën tuaj në 2025: Filloni udhetimin e shërimit në Rezonanca 3

Ekonomi
Dimri nuk ka qenë kurrë më i këndshëm - rezervoni 28 Janarin për kinema!

Dimri nuk ka qenë kurrë më i këndshëm - rezervoni 28 Janarin për kinema!

Ekonomi
Albed hap showroom-in e dytë në Zvicër, duke forcuar bashkëpunimin mes bizneseve shqiptare

Albed hap showroom-in e dytë në Zvicër, duke forcuar bashkëpunimin mes bizneseve shqiptare

Ekonomi
Kurti takohet me ministrin e Investimeve të Arabisë Saudite, e fton për bashkëpunim në transport, turizëm, mjedis e energji

Kurti takohet me ministrin e Investimeve të Arabisë Saudite, e fton për bashkëpunim në transport, turizëm, mjedis e energji

Ekonomi
Kalo në kategori