LAJMI I FUNDIT:

Detaje zyrtare për vrasjen në Tetovë

Detaje zyrtare për vrasjen në Tetovë

Prokurori Publik nga Prokuroria Publike Tetovë bashkërisht me ekipet nga ministria e Punëve të Brendshme deri në orët e hershme të mëngjesit bënin këqyrjen e vendit të ngjarjes në rrugën “29 nëntori” ku rreth orës 23:50 një person u vra.

Siç njoftojnë nga prokuroria, prokurori dha urdhër për mbledhjen e dëshmive nga vendi, ekspertimin e tyre, si dhe ekspertimin e gëzhojës që është gjetur në vendngjarje. Është dhënë urdhër për autopsinë e trupit të ndjerë. Është bërë fotografimi dhe skicimi, si dhe veprimet tjera që kanë të bëjnë me zbardhjen e rastit, njofton Telegrafi Maqedoni.

Vrasja ka ndodhur kur në tavolinë në objekt kanë qenë pesë persona duke konsumuar alkool. Për një moment, kryesi ka nxjerrë pistoletën, dhe ka krisur te njëri prej tyre. Personi humb jetën në vendngjarje ndërsa pas veprës kriminale një grup ka dashur të arratiset, që më pastaj të privohen nga liria nga policia, ndërsa dy të tjerët, ku është edhe kryesi, vet janë paraqitur në stacion policor./Telegrafi/


Krisma në Tetovë, ka një person të vrarë
Lexo po ashtu Krisma në Tetovë, ka një person të vrarë