Lëvizja Vetëvendosje ka njoftuar se situata e grave në vendin tonë, dallon prej situatës së gjithsecilit grup shoqëror dhe kjo për disa arsye.
Vetëvendosje konsideron se shteti dhe institucionet vendore përveç se nuk ndërmarrin ndonjë masë, ka edhe përpjekje aktive për mbylljen e strehimoreve për gra, nën arsyetimin e disa faturave të energjisë apo ndonjë shërbimi tjetër.
“Situata e grave në vendin tonë, dallon prej situatës së gjithsecilit grup shoqëror dhe kjo për disa arsye. Së pari, ato nuk janë një shumë numerike lehtësisht e izolueshme, por përbëjnë gjysmën e popullsisë. Së dyti, roli i tyre në shoqërinë tonë është themelor dhe i pazëvendësueshëm. Dhe së treti, me gjithë rëndësinë që kanë për shoqërinë dhe jetën në këtë vend ato janë më të margjinalizuarat në rolet e tyre ekonomike e politike. Sot kemi gra amvise që punojnë e mbajnë një familje prej më shumë se pesë anëtaresh, e që për këtë punën të shumëfishtë, nga shteti fillojnë të kompensohet tek në moshën 65 vjeçare me një shumë simbolike, kjo është e papranueshme.
Situata e grave është e dallueshme nga ajo e secilit grupi tjetër shoqëror edhe për një arsye që tek së fundi ka filluar të marrë më shumë vëmendje e që lidhet me dhunën që ushtrohet ndaj tyre. 1496 raste të viktimave të dhunës i kemi vetëm brenda një viti, e këtu sa e sa thirrje të tjera e raste të raportuara – thirrje të humbura që e lënë mbrapa atë shifër. Nga shteti dhe institucionet vendore përveç se nuk kemi ndonjë masë, kemi edhe përpjekje aktive për mbylljen e strehimoreve për gra, nën arsyetimin e disa faturave të energjisë apo ndonjë shërbimi tjetër.
Pra, një faturë të pambarimtë për to. Kjo është e palejueshme. Në këtë situatë ku secili ka një peshë të veten, aktivistët dhe aktivistet e Lëvizjes VETËVENDOSJE! vendosën ta përcjellin një kumtim të vjetër, të shkruar nga njëra prej aktivisteve që e shtruan përvojën e parë të barazisë mes një transformimi shoqëror dhe politik – Roza Luksemb urgu – që edhe tha “kush nuk lëvizë nuk ndien prangat.” Po nuk lëvizëm bashkërisht, si burra ashtu edhe gra, drejt një situate ku ka më shumë barazi e drejtësi shoqërore, atëherë do ngecim për kohë të gjatë në këtë qetësi të prangave që nuk bëjnë zë – as për faturat që na ngarkohen, e as për borxhet që kemi”, thuhet në njoftim, transmeton Telegrafi.
Lufta Prigozhin - Putin
Më shumëStano tha se Kosova nuk e njoftoi BE-në me raport për sulmin në Banjskë, ambasadori Bajrami ia përmend të gjitha me data
Qeveria i kundërpërgjigjet BE-së: Raportin 48 faqesh për Banjskën e kemi dërguar vitin e kaluar
Kurti e Vuçiq sot përballë njëri-tjetrit në Bruksel
BE pret që qeveria e re të bëjë ndryshimet kushtetuese dhe të respektojë Marrëveshjen e Prespës
Ymeri ia përkujton Halitit të VV-së: Ke shkelë mbi nënshkrimet e 200 mijë qytetarëve
Sot riga shiu e shkarkime rrufesh
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Krijo hapësirën tënde të biznesit – zyre me qira te 4 Llulat – 300€/muaj ID-252
Ofertë e veçantë – vila në Brezovicë ofrohet me zbritje ID-246
Një jetë e re fillon këtu – banesa e gatshme 2+1 në rrugën ‘Gazmend Zajmi’ ID-251
Më të lexuarat
Derisa Serbia viktimizohet në UEFA, huliganët e tyre përleshen masivisht me policinë gjermane
Arsyeja pse Danimarka përfundoi mbi Slloveninë përkundër pikëve dhe golaverazhit të njëjtë
Arrihet marrëveshja: Chelsea transferon sensacionin e Barcelonës
Ishte cilësuar si armë sekrete, droni nënujor i ushtrisë amerikane shfaqet ‘befasisht’ në imazhet e Google Earth
Përvojë e pazakontë, 28-vjeçari nga Çikago iu nënshtrua transplantit të veshkës – gjatë tërë ndërhyrjes kirurgjikale qëndroi i zgjuar
Lajm i mirë për mërgimtarët nga Zvicra dhe Gjermania që planifikojnë të vijnë në Kosovë