Nëpërmjet një njoftimi të Rilindjes Demokratike Kombëtare thuhet se “RDK mbështet kandidatin konsensual”.
“Në mbledhjen e Kuvendit qendror të Rilindjes Demokratike Kombëtare të mbajtur sot në zyrat e partisë, me unanimitet të plotë u konfirmua mbështetja për kandidatin konsensual për zgjedhjet presidenciale të Maqedonisë së Veriut”, thonë nga RDK, njofton Telegrafi Maqedoni.
Ata shtojnë se RDK me kontributin e saj modest, që nga organizimi i zgjedhjeve kuvendare të vitit 2016, punoi me urtësi të lartë në formimin dhe krijimin e një shumica kuvendare që do të rezultoi në formimin e koalicionit qeveritar, që mori mbi vete barrën historike të ndryshimeve kushtetuese, kompromiseve të mëdha, barazisë gjuhësore, dhe investimit të madh kapital drejt NATO-s dhe BE-së. “Edhe pse ishim pakicë, dhe u sulmuam ashpër nga të gjitha anët, RDK qëndroi paluhatur, me të vetmin qëllim që të mos lejojë proceset të kthehen mbrapsht, por të shkojnë në drejtimin e duhur të interesit kombëtarë”, thonë nga kjo parti.
“RDK vlerëson se mbështetja e kandidatit konsensual ndodh për herë të parë në historinë e Maqedonisë së Veriut, dhe kjo kandidaturë ka kuptim të përkrahet dhe të votohet sepse nënkupton pranim të barabarësisë të të gjithë qytetarëve të vendit. Votimi pro kandidatit konsensual, është dëshmia më e fortë që jep legjitimitet të përhershëm të Marrëveshjes së Prespës, ndryshimeve kushtetuese, si dhe ligjit për përdorimin e gjuhëve. Votimi kundër kandidatit konsensual, ose abstenimi, nuk është asgjë tjetër përpos tentim për të deligjitimuar arritjet e deritanishme, për të deligjitimuar Marrëveshjen e Prespës, ligjin për përdorimin e gjuhëve, ndryshimet kushtetuese dhe barabarësinë e plotë të të gjithë qytetarëve” , thuhet në njoftimin e kësaj partie.
“RDK vlerëson se është momenti historik që shqiptarët, bashkërisht me qytetarët e nacionaliteteve më të vogla, të përkrahin fuqimisht kandidatin konsensual, që deklaron haptas se pranon të jetë kryetar i gjith qytetarëve të Maqedonisë së Veriut, dhe t’u jepet fund një herë e përgjithmonë, kandidatëve që angazhohen të kenë përkrahjen e vetëm një etnie, kurse të tjerët t’i shndërrojnë në argat të tyre për të pasur shumicën, siç ka ndodhur në të kaluarën. Si përfundim i gjithë kësaj, nuk ka dilemë se këto zgjedhje presidenciale, një herë e përgjithmonë do të pastrojnë rrugën e secilit kamp që ka vepruar në skenën politike, që nga dita e parë e pluralizmit në vend”, thuhet në fund të njoftimit RDK-së./Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëQeveria aprovon rritjen e pensioneve për invalidët, veteranët dhe pjesëtarët e UÇK-së
Osmani pas takimit me zëvendës-sekretarin amerikan: Lajm i shkëlqyeshëm, Kosova dhe SHBA-të do ta finalizojnë së shpejti Dialogun strategjik
Në Belgjikë po trajtohet ankesa e vrasësve të Enver Hadrit, Qeveria ndan 100 mijë euro për familjen
Qeveria emëron Lyra Osmanin Inspektore të Përgjithshme, kurse Avni Kastratin drejtor të Agjencisë së Statistikave të Kosovës
Kurti publikon fotografi nga tubimi në Ferizaj: Vazhdojmë krah për krah, e cep më cep
FSK-ja shkoi në veri të vendit për një varrim, Maqedonci u zotua te KFOR-i se nuk kishte provokim
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Atletet e famshme Reebook vijnë me zbritje t’hatashme
Kreativiteti i fëmijëve tuaj fillon me këtë tabelë të zezë nga Vitorja – Përfitoni 20% zbritje ekskluzive
Më të lexuarat
Elon Musk nuk është fans i Liverpoolit, por i rivalit të tyre më të madh në Ligën Premier
Trump paralajmëron 'pushtimin' e Grenlandës, vjen reagimi i kryeministrit të ishullit
Zarf i zi në Big Brother VIP Albania 4
Përmasa gjigante: Granit Xhaka në mbështetje të Gjestit
FSK-ja shkoi në veri të vendit për një varrim, Maqedonci u zotua te KFOR-i se nuk kishte provokim
Rina publikon fotografi krah Feros: Akoma s’ka konkurrencë, 2025