Sshefi i grupit parlamentar të LDK-së, Avdullah Hoti, ka thënë se si pasojë e mos zbatimit të Marrëveshjes së Stabilizim Asocimit, vjet Kosova ka humbur 11 milionë euro dhe sivjet rrezikon t’i humbë edhe 14 milionë të tjera.
Hoti, përmes një postimi në Facebook, ka thënë se kjo shumë e të hollave është humbur dhe rrezikon të humbet për shkak se asnjë nga 11 kushtet në marrëveshjen e vitit 2017 me Bashkimin Europian, nuk është plotësuar.
Postimi i plotë i Hotit:
“Bazuar në angazhimet e Qeverisë Mustafa, në dhjetor 2017 është nënshkruar marrëveshja në mes të Kosovës dhe Bashkimit Evropian për 25 mil euro për mbështetje për zhvillim të Kosovës. Por, për shkak të mos zbatimit të MSA-së gjatë vitit 2018, Kosova ka humbur 11 mil euro. Ndërkaq, këtë vit mund të humben edhe 14 mil euro të tjera.
Asnjëri nga 11 kushtet e parapara në marrëveshje për tërheqje të mjeteve nuk është plotësuar, siç janë:
– Zbatimi i Planit te MSA-së nuk ka tejkaluar nivelin prej 60%.
– Dokumentet strategjike të Qeverisë nuk kalojnë as 50% në diskutime publike.
– Administrata nuk është racionalizuar, përkundrazi është stërngarkuar.
– Nuk është miratuar legjislacioni për pezullim të detyrueshëm nga detyra të zyrtareve të akuzuar për vepra korruptive.
– Institucionet nuk i përgjigjen sa duhet Avokatit te Popullit në rastet e ngritura nga ai.
Pavarësisht këtyre dështimeve, përgjegjësinë nuk e merr askush. Ministrja e Integrimit Evropian mban konferencë ku deklaron krejt tjetër gjë. Vitin që shkoi, me iniciativë të LDK-së, Kuvendi i Kosovës ka ftuar këtë ministre në interpelancë për nivelin e ulët të zbatimit të MSA-së. Në atë seancë është miratuar një rezolutë që nuk është zbatuar nga Qeveria, duke quar në humbjen e 25 mil euro mbështetje buxhetore për Kosovën.
Me këtë qasje, Kosova nuk mund të përparojë në rrugëtimin e saj drejt BE-së. KOSOVËS I DUHET QEVERI PROFESIONALE DHE E PËRGJEGJSHME.
REZOLUTA e miratuar në Kuvendin e Kosovës më 19.06.2018, e iniciuar nga Grupi Parlamentar i LDK-së.
1. Në afat prej dy jave, Qeveria të sjellë në Kuvend Programin Kombëtar (të rishikuar) për Zbatimin e MSA-së për vitin 2018, i cili plan merr parasysh vonesat e deritashme.
2. Komisioni Parlamentar për MSA dhe Komisioni për Integrim Evropian të shqyrtojë në afat prej dy jave këtë Program me zyrtarët përkatës të Qeverisë dhe t’i paraqesin Kuvendit raport me shkrim, duke identifikuar masat prioritare dhe institucionet përgjegjëse.
3. Pas çdo tremujori, Komisioni Parlamentar për MSA t’i paraqes Kuvendit raport me shkrim lidhur me realizimin e Programit Kombëtar për Zbatimin e MSA-së.
4. Të gjitha Komisionet Parlamentare obligohen të përcjellin punën e dikastereve qeveritare dhe institucioneve të tjera, të cilat ato i mbulojnë lidhur me detyrat e tyre të parapara në Programin Kombëtar për Zbatimin e MSA-së”, ka shkruar Hoti. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëRekord, mbi 52 milionë kilogramë mish importoi Kosova më 2024
Ruajtja e energjisë me bateri, Hashani: Projekt inovativ në Kosovë, ndër më të mëdhenjtë në botë për kokë banori
Nga kreativiteti në karrierë - Telegrafi po kërkon "Content Writer" të talentuar
Projekte të suksesshme në përhapjen e energjisë diellore në Kosovë,Shqipëri dhe Maqedoni nga UniSolar
Skijo dhe rri i lidhur në çdo moment me eSIM
Pro Transport - Lider në shërbimet e transportit dhe logjistikës
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Atletet e famshme Reebook vijnë me zbritje t’hatashme
Kreativiteti i fëmijëve tuaj fillon me këtë tabelë të zezë nga Vitorja – Përfitoni 20% zbritje ekskluzive
Më të lexuarat
Elon Musk nuk është fans i Liverpoolit, por i rivalit të tyre më të madh në Ligën Premier
Trump paralajmëron 'pushtimin' e Grenlandës, vjen reagimi i kryeministrit të ishullit
Zarf i zi në Big Brother VIP Albania 4
Përmasa gjigante: Granit Xhaka në mbështetje të Gjestit
FSK-ja shkoi në veri të vendit për një varrim, Maqedonci u zotua te KFOR-i se nuk kishte provokim
Rina publikon fotografi krah Feros: Akoma s’ka konkurrencë, 2025