Ministri i Zhvillimit Ekonomik, Valdrin Lluka, përmes një postimi në rrjetin social ka shpalosur projektet në fushën e Teknologjisë, Informimit dhe Komunikimit (TIK), të cilat janë në zhvillim dhe ato të cilat do të fillojnë gjatë vitit 2019.
Më poshtë gjeni postimin e plotë të ministrit Lluka:
“Javën që po lejmë pas u mbajt Kuvendi i XI i STIKK – Kosovo ICT Association ku, para kompanive kryesore të sektorit të Teknologjisë Informative në Kosovë, pata nderin dhe kënaqësinë ti drejtohem anëtarëve duke ripotencuar interesimin e Ministrisë së Zhvillimit Ekonomik në përmirësimin e ambientit të të bërit biznes në sektorin e teknologjisë informative, si sektor në rritje dhe shumë premtues.
Disa nga projektet që ministria ka filluar dhe do të filloj në vitin 2019 janë:
1. Projekti KODE (Kosovo Digital Economy) që ka për qëllim përmirësimin e infrastrukturës duke shtrirë kabllo optik në tërë territorin e Kosovës, përfshirë gjitha fshatrat dhe shkollat dhe qendrat e mjekësisë familjare në këto fshatra. Një buxhet prej 21 milionë EUR që ka filluar në Janar të këtij viti.
2. Projekti i ndërtimit të shkathtësive në këtë sektor përmes IPA fondeve të Komisionit Evropian. Një buxhet prej rreth 3 milionë EUR që do të filloj në Prill të këtij viti.
3. TechPark Prishtina, projekt ky që do të filloj në Shtator të këtij viti më financim të Ministrisë që drejtoj.
4. Qendra për Ekselencë Dixhitale në kampin e KFORit Gjerman në Prizren ku Ministria e Zhvillimit Ekonomik do të investoj rreth 600,000 EUR këtë vit. Qëllimi i kësaj qendre është të krijoj platformë për inovacion dhe trajnime me karakter rajonal.
5. Qendrat Kreative në shkolla të mesme ku të rinjtë do të kenë mundësi ti zbulojnë aftësitë e tyre në fushën e programimit, artit, inxhinieringut dhe shkencave kompjuterike. Ministria ka financuar rreth 70 shkolla me qendra kreative që përmbajnë paisje të ndryshme. Këtë vit do të bëhet trajnimi i mësuesve për të shfrytëzuar këto paisje.
6. Marrëveshja për Roaming me Shqipëri e konfirmuar dhe nënshkruar që të filloj me 1 Qershor dhe marrëveshja për roaming me të gjithë vendet e Ballkanit që pritet të nënshkruhet me 5 Prill në Beograd në mes të gjithë ministrave të linjës.
7. Smart Villages apo Fshatrat e Mençur, koncept që ka filluar këtë vit me shpresë që të testohet në Kosovë si vendi i parë në rajon. Artana dhe Mareci do të jenë përfituesit e parë të këtij projekti inovativ.
Kemi një vit dinamik të këtij sektori, ashtu siç do ta kemi edhe për sektorin e energjisë dhe minierave”, ka shkruar LLuka.
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëNga Rubrika
Murati thirrje qytetarëve të regjistrohen: Pensionet, shtesat e fëmijëve, e shumë vendime tjera do të varen nga ky regjistrim i popullsisë
“Dal në treg e kthehem me duar në xhepa”: A i kontrollon kush çmimet?
Osmani dhe Zeka në Teksas tregojnë mundësitë dhe përparësitë e investimeve në Kosovë
Bëhu banor i kompleksit luksoz bregdetar “Holiday In 2” - Shëngjin
“Dal në treg e kthehem me duar në xhepa”: A i kontrollon kush çmimet?
Ndrroje kerrin e vogël me Dacia Duster të ri për rrugë të gjata - Auto Mita
Për herë të parë në Kosovë vjen "Peja Outdoor Tourism Festival"
Pagat minimale në Evropë - si ndryshojnë në të gjithë kontinentin?
Telegrafi Jobs hap dyert për mundësi emocionuese për karrierë
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Krijo hapësirën tënde të biznesit – zyre me qira te 4 Llulat – 300€/muaj ID-252
Më të lexuarat
Kurti fton në takim liderët e tri partive opozitare, tregon për çka do të bisedojnë
Gjermania po e jep falas këtë vilë gjigante, por ka një problem: Sapo përmendet ish-pronari, askush nuk e dëshiron
Bayern Munich e ka gjetur trajnerin e ri, Flick rikthehet dhe për ndihmës do ta ketë legjendën gjermane
“Podcasti me Afronën është keqkuptuar, ndjenjat e mia i përkasin ‘bebes’” – Befason Blero me reagimin
Largimi i Kylian Mbappe liron 225 milionë euro për PSG-në, një 'pjesë e konsiderueshme' do të investohet te ylli i Serie A
Como është ngjitur në Serie A pas 21 vitesh, Fabregas dhe Henyr kanë arsye për festë