LAJMI I FUNDIT:

Sherifi: Haradinaj të mos na tregojë se Thaçi është i rrezikshëm për Kosovën (Video)

Sherifi: Haradinaj të mos na tregojë se Thaçi është i rrezikshëm për Kosovën (Video)

Shefi i Grupit parlamentar i Nismës Socialdemokrate, Bilall Sherifi, ka thënë se Presidenti Thaçi po bën presion ndaj Haradinajt për taksën.

Sherifi, në “Debat Plus” me Ermal Pandurin në RTV Dukagjini, ka thënë se nëse Haradinaj ka pritur diçka tjetër pos presionit nga Thaçi, ka bërë gabim të madh.

“Kushdo që ka pasur rast në historinë 20 vjeçare të bashkëpunojë me Thaçin është dashur të dijë se Thaçi asnjëherë askujt nuk i ka trokitur në derë për të ndihmuar diçka, pos ka trokitur në derë dhe ka kërkuar ndihmë”.


Shefi i Grupit parlamentar i Nismës Socialdemokrate ka thënë se Haradinaj është dashur të dijë se kur Thaçi i ka kërkuar të bëhet kandidat për kryeministër nuk ka dashur t’i bëjë favore, por ka pasur nevojë për të.

“Thaçi e Veseli e kanë ditur se vetëm kjo formulë mund ta mbajë PDK-në në pushtet. Vetëm me kandidatë për kryeministër Ramush Haradinajn në koalicion me NISMA-n, PDK ka mundur të mbes në pushtet”.

Sherifi ka thënë se Ramushi ka trokit në derën e PDK-së që 20 vite, por ata nuk i janë përgjigjur.

“Unë gjithmonë kam pritur se diçka do të dalë. Kam diskutuar edhe me Endritin dhe i kam thënë se këtu një sherr është, por nuk po e di se çka. Me dalë pas 20 viteve me i propozua Ramushit kandidaturën për kryeministër, pak e palogjikshme”.

“… 20 vite Ramushi ka trokitur ne derën e tyre dhe ata nuk e kanë vërejtur. Ata njëherë trokitën në derën e Ramushit e ky ju tha ‘ja ku jam’”.

Sherifi ka thënë se Haradinajt nuk i mjafton më të akuzojë Thaçin, sepse është tepër vonë.

“Të na tregosh se Kosova është në rrezik nga Thaçi nuk mjafton më… Haradinaj të merr përgjegjësitë e kryeministrit. Krejt çka duhet të bëjë ai është që t’i kërkojë Thaçit atë letrën kur ia ka deleguar përgjegjësinë për dialogun, dhe t’i thotë tash e tutje këtë përgjegjësi e mbaj vet, sepse ia jep Kushtetuta”, deklaroi ndër të tjera Bilall Sherifi./Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Aksidenti me tre viktima në Çubrel të Skenderajt: Edhe pesë të lënduar, katër prej tyre zyrtarë policorë

Aksidenti me tre viktima në Çubrel të Skenderajt: Edhe pesë të lënduar, katër prej tyre zyrtarë policorë

Kronika e Zezë
E quajti Ramush Haradinajn “gjeneral të vetëshpallur”, OVL-UÇK në Pejë i reagon Gërvallës

E quajti Ramush Haradinajn “gjeneral të vetëshpallur”, OVL-UÇK në Pejë i reagon Gërvallës

Lajme
Kurti reagon pas aksidentit me tre të vdekur në rrugën Mitrovicë-Pejë

Kurti reagon pas aksidentit me tre të vdekur në rrugën Mitrovicë-Pejë

Lajme
Publicisti serb: Beogradi duhet të përballet me realitetin për Kosovën, iluzion të pritet një ndryshim i politikës amerikane

Publicisti serb: Beogradi duhet të përballet me realitetin për Kosovën, iluzion të pritet një ndryshim i politikës amerikane

Lajme
Zhduket veterani i UÇK-së, Zylfi Tejeci, kërkohet ndihmë nga qytetarët

Zhduket veterani i UÇK-së, Zylfi Tejeci, kërkohet ndihmë nga qytetarët

Lajme
Gjykimi për vrasjen e Liridona Ademajt fillon sot, familjarët presin drejtësi

Gjykimi për vrasjen e Liridona Ademajt fillon sot, familjarët presin drejtësi

Lajme
Kalo në kategori