LAJMI I FUNDIT:

Fiti: Investimet kapitale prej 624 milionë eurove, nuk janë vetëm kapital

Fiti: Investimet kapitale prej 624 milionë eurove, nuk janë vetëm kapital

Kryetari i Akadmisë së Shkencave dhe Arteve në Maqedoni (ASHAM) Taki Fiti, lajmin për numër rekord prej 624 milionë euro investime kapitale gjatë vitit të kaluar në Maqedoni, e ka vlerësuar si pozitiv për ekonominë e Maqedonisë, pasi sipas tij, ky kapital do të thotë edhe mësim të punëtorëve tonë për prodhimet moderne dhe menaxhimin.

“Deri në vitin 2006, pothuajse nuk kemi pasur investime të drejtpërdrejta. Ata kanë rëndësi të madhe. Nga njëra anë nënkuptojnë kapital të freskët, nga ana tjetër në formën materiale, makina, pajisje, teknologji …, ajo që ne nuk e kemi”.

Bekteshi: Rekord historik, 625 milion euro investime të huaja në Maqedoninë e Veriut
Lexo po ashtu Bekteshi: Rekord historik, 625 milion euro investime të huaja në Maqedoninë e Veriut

“Ata nënkuptojnë transferim të teknologjisë, të njohurive në fushat e menaxhimit me kompanitë. Na i përcjellin aftësitë e menaxhimit këtu tek ne. Kjo mbyll një hendek të thellë për shkak se biznesi ynë nuk ka para për të investuar në fitimet e veta dhe një normë investimi bruto të dëshiruar prej 30 për qind sipas dëshirës”, tha Fiti për TV21.


Ai shtoi se përveç kësaj është mirë që investitorët e huaj nuk e fusin shtein në borxh, pasi bëhet fjalë për investime të tyre si kompani./Telegrafi/