Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike ka bërë të ditur përmes një komunikate për media se intensiteti i influencës sezonale sipas numrit të rasteve të raportuara në javën e tetë paraqitet mbi aktivitetin mesatar dhe krahasuar me javën paraprake ka një rritje prej 17.3 %, por ende nuk e kalon pragun epidemik.
Nga fillimi i sezonit 1 tetor 2018 deri më 24 shkurt 2019, në Institutin Kombëtar të Shëndetësisë Publike janë raportuar gjithsej 33.708 raste të dyshimta në grip ILI, 5.104 raste ARI – Infeksion Respirator Akut dhe 53 raste SARI – infeksion i rëndë respirator akut.
Në javën e tetë që përfshin periudhën 18 deri 24 shkurt në Institutin Kombëtar të Shëndetësisë Publike janë raportuar 3.770 raste ILI, 385 raste ARI dhe 10 raste SARI.
Në të gjitha komunat janë paraqitur rastet e Influencës, dhe sipas numrit të rasteve numër më të lartë kanë komuna e Prishtinës, Prizrenit dhe Ferizajt ndërsa sipas të dhënave numër më të lartë të rasteve kanë komuna e Hani i Elezit, Istogut, Dardanës, Prishtinës, Shtimes dhe Junikut.
Nga numri total i rasteve të raportuara me ILI, shihet se të gjitha grup-moshat janë të atakuara, por ka një tendencë e rritjes te grup-mosha 0-4 vjeç dhe 5-14 vjeç.
Sa i përket rasteve me ARI, grup- mosha më e atakuar është 0-4 vjeç me 2.034 raste, grup-mosha 15-64 vjeç me 1.653 raste, ndërsa grup-moshat tjera kanë numër të përafërt të rasteve.
Në laboratorin e Qendrës kombëtare të Influencës -IKSHPK deri sot janë testuar gjithsej 719 mostra të dyshimta në influencë dhe prej tyre 265 kanë rezultuar pozitive me INF.A – pozitiviteti 36.9 %. Nga 265 rastet pozitive në Influencën A, sipas sub-tipit 76 prej tyre kanë rezultuar me INF.AH1 pdm09 ose 29 për qind dhe 188 raste pozitive INF.A të pa subtipizuara 71 % dhe 1 rast pozitiv në INF. AH3 ose 0.4 për qind.
Ndryshe, masat në parandalimin e përhapjes së virusit të gripit janë evitimi i kontakteve të afërta me individë të sëmurë, personat e sëmurë të qëndrojnë në shtëpi, të reduktohet numri i vizitave të familjarëve te personat e hospitalizuar, të evitohen vendet e mbyllura dhe të mbingarkuara me njerëz dhe ushqimi i shëndetshëm duke përdorë më shumë vitamina.
Medikamentet kundër gripit nuk kanë efekt parandalues, mund të përdoren vetëm nëse jeni të sëmurë me grip dhe të rekomanduara nga mjeku. Ato duhet të fillohen brenda 48 orëve të para të fillimit të sëmundjes për të pasur efektivitet të lartë.
Medikamente kundër gripit mund ta bëjnë sëmundjen më të butë si dhe të shkurtojnë kohën e sëmundjes. Ato mund të parandalojnë edhe komplikacionet e rënda që mund të vijnë nga gripi.
Mënyra më efikase për parandalimin e virusit të gripit sezonal është vaksinimi me vaksinën kundër gripit. IKSHPK në fillim të sezonit të gripit ka siguruar 85.000 doza të vaksinës sezonale. Deri më tani janë distribuuar dozat për personat me sëmundje kronike, personat mbi 65-vjeç, punëtorët shëndetësor, shtëpinë e pleqve, FSK, Policinë, QKMF dhe Klinikën Infektive.
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëAkuzat e Berishës ndaj Majkos, reagon SPAK
Masat ndaj Kosovës, BE: Do të hiqen gradualisht dhe me uljen e tensioneve në veri
Rritja e pensioneve për kategoritë e dala nga lufta, Jashari: Është bërë për fushatë elektorale
Vrasja e Enver Hadrit, Serbia nuk i ekstradoi tre serbët e dënuar në Bruksel
Qeveria aprovon rritjen e pensioneve për invalidët, veteranët dhe pjesëtarët e UÇK-së
Ish-atasheu i Kosovës në SHBA: Kosova, partner i vogël, por i besueshëm i SHBA-së
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Atletet e famshme Reebook vijnë me zbritje t’hatashme
Kreativiteti i fëmijëve tuaj fillon me këtë tabelë të zezë nga Vitorja – Përfitoni 20% zbritje ekskluzive
Më të lexuarat
Elon Musk nuk është fans i Liverpoolit, por i rivalit të tyre më të madh në Ligën Premier
Trump paralajmëron 'pushtimin' e Grenlandës, vjen reagimi i kryeministrit të ishullit
Zarf i zi në Big Brother VIP Albania 4
Përmasa gjigante: Granit Xhaka në mbështetje të Gjestit
FSK-ja shkoi në veri të vendit për një varrim, Maqedonci u zotua te KFOR-i se nuk kishte provokim
Rina publikon fotografi krah Feros: Akoma s’ka konkurrencë, 2025