Anëtari i Këshillit Bashkiak të Nju Jorkut, Mark Gjonaj i cili po qëndron në vendin tonë i shoqëruar nga një delegacion shqiptaro-amerikan, sot ka mbajtur një konferencë ku ka folur për mundësitë e bashkëpunimit ndërmjet shqiptarëve dhe SHBA-ve.
Gjonaj u shpreh se pavarësia e pati një çmim, ndërsa theksoi se çdo metër katror i territorit të Kosovës është i përmbytur në gjak, lot dhe djersë.
Ai shtoi se kjo vizitë bart mesazhin që shqiptaro-amerikanët përcjellin me vëmendje zhvillimet që ndodhin në Kosovë, Shqipëri dhe kudo në Ballkan ku jetojnë shqiptarët.
“Kosova ka shënuar përparim të jashtëzakonshëm pas luftës dhe kjo ngroh zemrat tona. Duhet të vazhdojmë të punojmë për ta forcuar shtetësinë e Kosovës në të gjitha aspektet dhe elementet. Kosova vazhdon të ballafaqohet me sfida, siç janë: anëtarësimi në organizata ndërkombëtare, progresi ekonomik dhe stabiliteti, fuqizimi i sundimit të ligjit, lufta kundër korrupsionit dhe avancime tjera të shtetësisë. Në takimet me liderët politikë, kam shprehur gatishmërinë e komunitetit shqiptaro-amerikan për të punuar së bashku. Mendojmë që shqiptaro-amerikanët munden dhe duhet të vazhdojnë të luajnë një rol shumë të rëndësishëm në marrëdhëniet strategjike mes Kosovës dhe SHBA-së. Ne jemi ura më e fortë mes shqiptarëve të Ballkanit dhe Shteteve të Bashkuara”, deklaroi ai.
Gjonaj theksoi se Shtetet e Bashkuara nuk kanë aleat më të madh sesa shqiptarët e Ballkanit dhe shqiptarët nuk kanë aleat më të madh sesa Shtetet e Bashkuara. Ai tha se kjo miqësi duhet të forcohet akoma më tepër.
Duke folur për raportet me Serbinë, Gjonaj shtoi se duhet t’ia përkujtojmë botës se çështjet me Serbinë nuk janë vetëm nga Kosova, por çështje dekadash e shekujsh. Ai tha se është përgjegjësia jonë ta edukojmë botën rreth asaj se çfarë u ka ndodhur shqiptarëve të Ballkanit.
Anëtari i Këshillit Bashkiak të Nju Jorkut e shfrytëzoi këtë adresim për media për të apeluar tek liderët kosovarë që të jenë të unifikuar përpara bashkësisë ndërkombëtare, duke lënë anash dallimet dhe duke vënë në rend të parë interesat e vendit.
“Mesazhi që ua përcjell liderëve tanë këtu është t’i flasin bashkësisë ndërkombëtare me një zë. Liderët tanë dhe partitë politike luftuan së bashku gjatë luftës. Ishin vëllezër me mision. Ishin strategjikë. Që nga pavarësia, kanë humbur përqendrimin. Kërkojmë nga liderët tanë dhe partitë politike të lënë dallimet anash, të mendojnë sërish, të bëjnë një pushim dhe të vlerësojnë se ku jemi si popull, shtet dhe komb. Të vendosim nevojat e popullit në rend të parë. Të vendosin nevojat e shtetit në rend të parë”, deklaroi Gjonaj.
Ndryshe, delegacioni shqiptaro-amerikan i kryesuar nga Gjonaj që po qëndron prej ditësh në Kosovë ka pasur takime të ndara me krerët më të lartë të vendit. /KP/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëRama i jep para borxh Melonit, zbardhet transaksioni i 100 milionë lekëve për armatim
Protestat masive në Serbi, sugjerohet që Kosova të mos ndërhyjë
Djegia e veturës në Ranillug, Prokurori: Dyshohet se motivi lidhet me mosmarrëveshje mes partive serbe
KQZ publikon video ku jep udhëzimet se si duhet plotësuar fletëvotimin, fton qytetarët të votojnë më 9 shkurt
Partitë serbe në Kosovë raportojnë incidente, pretendojnë se janë “sulme politike”
Prokuroria del me detaje tjera rreth vjedhjes në argjendarinë në Prizren - kërkohet paraburgim për të arrestuarin
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Atletet e famshme Reebook vijnë me zbritje t’hatashme
Kreativiteti i fëmijëve tuaj fillon me këtë tabelë të zezë nga Vitorja – Përfitoni 20% zbritje ekskluzive
Më të lexuarat
“Jo, vendi im është atje” – Lionel Messi ka konfirmuar se ku do të shkojë pas largimit nga Inter Miami
Trump nuk u bë brenda natës kripto miliarder
Xheneta Fetahu ngjall dyshime me vizitën në Shqipëri, a po bëhet pjesë e BBVA?
Rashford te Barcelona: Man United me transferim aspak të pritur nga katalunasit
Masivisht po shpërndahet një foto e televizionit kroat - duhet ta shihni se si e quajnë Erdoganin
Barcelona humbet një talent të madh të akademisë – pritet transferimi i tij në Arabinë Saudite