LAJMI I FUNDIT:

Zbulohet statuja tre mijëvjeçare, e një sfinksi me kokën e dashit (Foto)

Zbulohet statuja tre mijëvjeçare, e një sfinksi me kokën e dashit (Foto)

Arkeologët e kanë zbuluar një punishte statujash në Egjipt, ku krahas disa statujave të papërfunduara, ndodhet edhe një sfinks me kokën dashit, që besohet se është më se tre mijëvjeçare.

Kjo punishte besohet se i përket Dinastisë së shekullit të XVIII-të, kohës kur sundimit të Amehotep III – gjyshi i mbretit Tut, transmeton Telegrafi.

Ekipi i përbërë nga ekspertë suedezë dhe egjiptianë, ka gjetur edhe disa hieroglifë, fragmente punimesh si dhe një model të sfinksit, që është përdorur për ta gdhendur punimin  plotë.


Të gërmuesit e udhëhequr nga Lund University dhe Ministrisë së Antikiteteve në Egjipt, kanë thënë se në fillimin e punimeve, ishte e dukshme vetëm koka e sfinksit në formë dashi – e njohur si kriosfinks.

Pas punimeve të vazhdueshme, është nxjerrë i tërë trupi me gjatë prej pesë metra, që ka lartësi prej tre metrave e gjysmë. Megjithëse, gjysma e trupit, apo pjesa pas kokës mungon, ndërsa besohet se është humbur në kohë përgjithmonë.

Ky punim besohet se ishte i gatshëm dhe gati për transportim, vetëm se nuk dihet se kush ishte kërkuesi i punimit të rrallë. Studiuesit janë në fazat fillestare të hulumtimit, ndërsa kanë filluar përpjekjet për leximin e hieroglifëve. /Telegrafi/

Në trend Fun

Më shumë
Gruaja tronditet kur teksa po shikonte televizor, në ekran i shfaqet dhoma e saj e ndenjes

Gruaja tronditet kur teksa po shikonte televizor, në ekran i shfaqet dhoma e saj e ndenjes

Interesante
Bleu një pallto të përdorur për 33 euro: Vajza u trondit kur mësoi se sa vlente vërtetë

Bleu një pallto të përdorur për 33 euro: Vajza u trondit kur mësoi se sa vlente vërtetë

Fun
Për herë të parë, takohen gruaja më e gjatë dhe ajo më e shkurtë në botë - zbulojnë se çfarë kanë të përbashkët

Për herë të parë, takohen gruaja më e gjatë dhe ajo më e shkurtë në botë - zbulojnë se çfarë kanë të përbashkët

Interesante
A mund ta gjeni fjalën e shkruar gabimisht në këtë lojë truri befasuese në 20 sekonda?

A mund ta gjeni fjalën e shkruar gabimisht në këtë lojë truri befasuese në 20 sekonda?

Interesante
Foshnja që preferon rokun përpara ninullave i bëri njerëzit të qeshin

Foshnja që preferon rokun përpara ninullave i bëri njerëzit të qeshin

Fun
Eksperimenti më i gjatë në botë mund të vazhdojë edhe për një shekull tjetër, njofton Guiness

Eksperimenti më i gjatë në botë mund të vazhdojë edhe për një shekull tjetër, njofton Guiness

Interesante
Kalo në kategori