Situata ekonomike në Kosovë karakterizohet ende me papunësi të lartë 27-30 për qind dhe deficit të lartë tregtar 30-35 për qind të Produktit të Brendshëm Bruto dhe se për këtë nevojitet një strategji mbarëkombëtare, e cila do të adresonte problemet.
Kështu u tha në debatin “Përgjigje ndaj sfidave të rritjes ekonomike”, organizuar nga Instituti Riinvest, ku u tha se rritja ekonomike e cila ka vazhduar gjatë gjithë dekadës, nuk ka qenë e qëndrueshme dhe as afër nivelit të domosdoshëm karshi sfidave të zhvillimit të Kosovës, ndërsa ka pasur edhe mungesë të investimeve.
Enisa Serhati, hulumtuese në këtë institut, e cila prezantoi raportin “Çështjet që frenojnë zhvillimin në Kosovë – përgjigje ndaj sfidave të rritjes ekonomike”, tha se në Kosovën e pasluftës ka pasur një rritje ekonomike jo proporcionale me punësimin.
“Nga kreditë që merren nga bizneset e Kosovës, 50 për qind shkon në tregti dhe vetëm 12 për qind shkon në prodhim. Pra, janë kryesisht sektor të shërbimit. 60-90 milionë euro, që është një shumë e vogël për të shtyrë përpara zhvillimin e industrisë”, tha Serhati.
Alban Zogaj, profesor në Riinvest, tha se është vështirë të gjendet një model, i cili do të ndihmonte rritjen ekonomike në të gjitha vendet.
Sipas tij, një ndër arsyet pse Kosova ka mos zhvillim të ekonomisë është produktiviteti i ulët.
“Një vend është i pasur aq sa mundet të prodhojë produkte të ndryshme. Duhet të prodhojmë sa më shumë produkte që është e mundur në mënyrë të ketë rritje sa më të lartë. Kemi dy lloje të rritjes, rritje ekstencite, që nënkupton se shteti është i aftë të shtojë produkte të reja në gamën e produkteve, dhe tjetra rritja intensive, që është rritja e sasisë së produkteve ekzistuese”, u shpreh ai.
Pëllumb Çollaku, bashkautor i hulumtimit, tha se Kosova ka nevojë për unitet politik dhe strategji gjithëpërfshirëse, të cilat rrisin aftësinë konkurruese të Kosovës, pasi modeli i deritashëm i rritjes ekonomike nuk mund të ofrojë rritje më të madhe të qëndrueshme.
Sipas tij, ndër pikat kryesore me të cilën po përballet ekonomia kosovare është mungesa e një produkti konkurrent në rajon.
“Çka unë e shoh që mungon është një lloj kornize ekonomike mbarëkombëtare e cila do t’i adresonte shumicën e problemeve. Nëse e shohim Produktin e Brendshëm Bruto, e shohim se 85 për qind e saj është në konsum”, u shpreh ai. /KP/Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëEkonomia e Kosovës: Shumë premtime, pak përparime
“Më shkoj jeta në kredi”, kosovarët me borxhe deri “n’fyt”
Jetoni si sheik në bregdetin shqiptar
Trump nuk u bë brenda natës kripto miliarder
Rriten çmimet e shportës, Shahini: Po e dikton importi i lartë
Eksperienca e blerjes që dallon - Emona Center më i liri në treg!
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Atletet e famshme Reebook vijnë me zbritje t’hatashme
Kreativiteti i fëmijëve tuaj fillon me këtë tabelë të zezë nga Vitorja – Përfitoni 20% zbritje ekskluzive
Më të lexuarat
“Jo, vendi im është atje” – Lionel Messi ka konfirmuar se ku do të shkojë pas largimit nga Inter Miami
Trump nuk u bë brenda natës kripto miliarder
Xheneta Fetahu ngjall dyshime me vizitën në Shqipëri, a po bëhet pjesë e BBVA?
Rashford te Barcelona: Man United me transferim aspak të pritur nga katalunasit
Masivisht po shpërndahet një foto e televizionit kroat - duhet ta shihni se si e quajnë Erdoganin
Barcelona humbet një talent të madh të akademisë – pritet transferimi i tij në Arabinë Saudite