Sekretari i Kuvendit të Kosovës, Ismet Krasniqi, në prezantimin e raportit vjetor për vitin 2018 të shpenzimeve në Komisionin për Buxhet dhe Financa, ka thënë se janë mbi 8 milionë euro shpenzime.
Mirëpo, në mungesë të kuorumit dhe për shkak të mosvotimit të opozitës, ky Komision nuk e ka miratuar raportin.
“Shpenzimet për vitin 2018 janë mbi 8 milionë euro, paga mëditje, mallra shërbime, shpenzime komunale, subvencione transfere, shpenzime kapitale. Mjetet e ndara për pavarësi prej 100 mijë euro nuk janë shpenzuar, pasi që nuk ka pasur kërkesa”, ka thënë Krasniqi.
Lidhur më shpenzimet e udhëtimeve zyrtare të deputetëve, ai ka shtuar se i merr përsipër Kryesia e Kuvendit.
“Të gjitha udhëtimet zyrtare i merr Kryesia e Kuvendit. Aty planifikohet formati i delegacionit dhe qëllimi i udhëtimit”, ka shtuar ai.
Kryetari i Komisionit, Lumir Abdixhiku, e ka quajtur të paarsyeshme shpenzimin e 60 mijë eurove vetëm për tre muaj.
“A keni një listë të subvencioneve që janë dhënë për Kuvendin, sepse mbi 120 mijë euro janë shumë e madhe. Unë i kam mbledh shpenzimet dhe udhëtimet e deputeteve, ata në bileta 46 mijë euro, mbi 30 mijë euro mëditje, mbi 20 mijë euro akomodim, do me thënë 90 mijë euro, ndërkaq personeli mbështetës politik i kryetarit të Kuvendit mbi 60 mijë euro. Mua më duken shumë këto shpenzime”, ka thënë Abdixhiku.
Ndërsa, deputetja e PDK-së, Safete Hadergjonaj, tha se do të ishte në rregull që të shihnin raportin e shpenzimeve për të gjitha institucionet.
“Unë e kuptoj edhe pozitën edhe opozitën dhe është e logjikshme të shkojmë me tone kritikuese por jo në atë mënyrë që ta lëshojmë poshtë kredibilitetin e institucionit”, ka thënë Hadergjonaj.
Sipas buxhetit për vitin 2018, Kuvendit të Kosovës për paga dhe mëditje janë ndarë 7.26 milionë euro, për mallra dhe shërbime 2.31 milionë euro, për shpenzime kapitale 1.49 milion euro, për shpenzime komunale 241 mijë euro dhe subvencione e transfero 140 mijë euro. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëNga Rubrika
Deficiti tregtar i Kosovës në prill arriti në 12.2 për qind
“Dukagjini” dhe “Pearson Education” rrisin standardet në arsim, organizojnë trajnim për mësimdhënësit/et e gjuhës angleze
Rafuna për aksionin në veri ndaj bankës serbe: Kosova të koordinohet me aleatët
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Krijo hapësirën tënde të biznesit – zyre me qira te 4 Llulat – 300€/muaj ID-252
Ofertë e veçantë – vila në Brezovicë ofrohet me zbritje ID-246
Një jetë e re fillon këtu – banesa e gatshme 2+1 në rrugën ‘Gazmend Zajmi’ ID-251