LAJMI I FUNDIT:

Pas sulmit ajror të forcave indiane, Pakistani kundërpërgjigjet duke rrëzuar dy aeroplanë të Indisë, pamje të njërit aeroplan të rrëzuar (Foto/Video)

Pas sulmit ajror të forcave indiane, Pakistani kundërpërgjigjet duke rrëzuar dy aeroplanë të Indisë, pamje të njërit aeroplan të rrëzuar (Foto/Video)

Ushtria pakistaneze ka rrëzuar sot dy aeroplanë të Indisë që fluturuan mbi hapësirën ajrore të territorit të diskutueshëm të Kashmirit, vetëm një ditë pasi New Delhi kreu sulmin ajror ndaj një kampi të militantëve xhihadist”.

Njëri aeroplan është rrëzuar brenda territorit të Indisë, derisa tjetri është rrëzuar në Pakistan. E dy pilotët e aeroplanit të dytë janë kapur nga trupat pakistaneze, ka njoftuar gjeneral-major Asif Ghafoor, transmeton Telegrafi.


Ministri i Jashtëm i Pakistanit ka deklaruar se nuk kanë për qëllim “eskalimin e situatës”, por shtoi se janë të përgatitur të ndërmarrin një gjë të tillë nëse detyrohen, dhe se aeroplanët janë rrëzuar në mes të ditës.

Zyrtarët indianë në Kashmir kanë konfirmuar se një aeroplan luftarak është rrëzuar në Budgam rreth 18 milje nga Srinagari, ku humbën jetën dy pilotë indianë dhe një civil, duke mos specifikuar nëse aeroplani është rrëzuar nga forcat pakistaneze.

Rrëzimi i aeroplanëve vjen si kundërpërgjigje, pasi autoritetet pakistaneze njoftuan se disa orë më parë ishin shkrepur disa raketa nga trupat indiane matanë kufirit të Kashmirit që ndryshe njihet si “linja e kontrollit”, me ç’rast humbën jetën gjashtë civilë dhe gjashtë tjerë mbetën të plagosur.

Autoritetet pakistaneze kanë njoftuar se kanë mbyllur hapësirën ajrore për fluturimet komerciale, disa minuta pasi forcat indiane mbyllën aeroportin kryesor të Kashmirit në Srinagar.

Ndërkaq një video e publikuar më poshtë shfaq momentin kur aeroplani i rrëzuar digjet në tokë, derisa copëzat e tij janë shpërndarë nëpër një zonë të gjelbëruar.

E një video tjetër amatore por e pakonfirmuar nga autoritet e dy palëve, shfaq momentin kur forcat pakistaneze rrëzojnë njërin nga dy aeroplanët indianë, si dhe pilotin të cilin e kishin kapur dhe ia kishin mbyllur sytë. /Telegrafi/

Në trend Botë

Më shumë
Tjetër fitore për Ukrainën: Rusia tërheq nga vijat e frontit dhjetëra aeroplanë luftarak

Tjetër fitore për Ukrainën: Rusia tërheq nga vijat e frontit dhjetëra aeroplanë luftarak

Botë
Shikoni videon që riktheu shpresën në Kiev, 42 tanke dhe mjete luftarake ruse shkatërrohen në Donetsk

Shikoni videon që riktheu shpresën në Kiev, 42 tanke dhe mjete luftarake ruse shkatërrohen në Donetsk

Evropa
SHBA-ja përgjon aeroplanët rusë

SHBA-ja përgjon aeroplanët rusë

Botë

"Po na djegin, ju lutem na ndihmoni", rusët nuk kanë zgjidhje për sulmet me dronë të ukrainasve

Evropa
DASH i zhgënjyer me propozimet për qeverinë e re të Serbisë, Vuçiq thotë se atë

DASH i zhgënjyer me propozimet për qeverinë e re të Serbisë, Vuçiq thotë se atë "e zgjedhin qytetarët"

Serbia
Borrell e uroi qeverinë e re serbe, eurodeputeti gjerman nuk përmbahet: Si mund ta bëjë një budallallëk të tillë

Borrell e uroi qeverinë e re serbe, eurodeputeti gjerman nuk përmbahet: Si mund ta bëjë një budallallëk të tillë

Serbia
Kalo në kategori