LAJMI I FUNDIT:

Boshnjakovski: Vizitoni burgun në Shuto Orizares dhe binduni se kushtet janë përmirësuar

Boshnjakovski: Vizitoni burgun në Shuto Orizares dhe binduni se kushtet janë përmirësuar

Kushtet në burgun e në Shuto Orizares ishin në fokus të gazetarëve në konferencën për shtyp të qeverisë. Zëdhënësi i Qeverisë, Mile Boshnjakovski i pyetur se kur reformat do të zbatohen përfundimisht dhe kur do të largohet fenomeni si shitjes së lëndëve narkotike, ai siguroi që këto gjëra janë tejkaluar dhe i ftoi gazetarët që të vizitojnë burgun dhe në vendin e ngjarjes të sigurohen se institucionet funksionojnë në përputhshmëri me rregullat ligjore.

“Kjo ngjarje ishte orientim i qartë politik i qeverisë së mëparshme, kjo është një situatë e trashëguar nga dekada e kaluar. Por, reformat po zbatohen, janë përmirësuar kushtet. Ju ftojë që të shikoni se çka është bërë në njësi dhe si funksionojnë burgjet. Ne brengosemi për të gjithë, gjegjësisht edhe për ata qytetarë të cilët gjenden atje”, deklaroi Boshnjakovski.

Në pyetjen se a do të vendosen bllokatorë në burgje me qëllim që të pengohet futja e telefonave dhe t’i vendoset fund mitimit të policëve, Boshnjakovski tha se Drejtoria për ekzekutimin e sanksioneve duhet të dorëzojë kërkesë deri tek Qeveria./Telegrafi/