LAJMI I FUNDIT:

Tabanoc, në një autobus zbulohen lëndë narkotike

Tabanoc, në një autobus zbulohen lëndë narkotike

Në vendkalimin kufitar Tabanoc policia dhe zyrtarët doganorë në një autobus kanë zbuluar lëndë narkotike.

“Më 25.02.2018 në orën 22:30 në vendkalimin kufitar “Tabanoc” policia dhe zyrtarët e doganave kanë kryer kontroll të udhëtarëve dhe autobusit “mercedes”, pronë e një personi juridik nga Struga, gjatë së cilës janë zbuluar dhe janë konfiskuar rreth 79 gramë kokainë dhe rreth 350 gramë heroin. Për shkak të dyshimit të dyshimit për kryerjen e veprës penale “prodhim të paligjshëm dhe tregtimit të lëndëve narkotike”, nga liria janë privuar pasagjerët F.G. (42) nga Republika e Shqipërisë, D.M. (21) nga Bosnja dhe Hercegovina dhe D.P. nga Republika e Serbisë”, thonë nga MPB.

Ata janë dorëzuar në stacionin policor të Kumanovës për procedurë të mëtejshme. Janë marrë të gjitha masat për zbardhjen e rastit./Telegrafi/