LAJMI I FUNDIT:

Përgatitja e të rinjve për tregun e punës, pjesë e strategjisë së MKRS-së

Përgatitja e të rinjve për tregun e punës, pjesë e strategjisë së MKRS-së

Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit ka organizuar dëgjimin publik lidhur me draftin e Strategjisë së rinisë 2019-2024.

Ministri i Kulturës, Rinisë dhe Sportit, Kujtim Gashi, tha se kjo strategji është nxjerrë në bazë të nevojave dhe kërkesave të të rinjve.

Sipas tij, kjo strategji pesë vjeçare ka tri objektiva kryesore: Funksionalizimi i fondit rinor qe është ndarë një shumë prej 1 milionë euro, një mjedis me të shëndetshëm për të rinjtë dhe krijimin e programeve që i përgatit më shumë për tregun e punës.


Gashi tha se si pasojë e mungesës së programeve jo të mira nuk ka pasur rezultate të prekshme për të rinjtë.

Feim Hoxha, drejtori i Departamentit të Rinisë, tha se pas përmbylljes së dokumenteve për këtë strategji, do fillojnë të punojnë për fuqizimin e të rinjve. /KP/