LAJMI I FUNDIT:

Varroset i riu që humbi jetën në punishte, Ibrahimi thotë 270 gjobat e inspektoratit nuk po japin efekt (Video)

Varroset i riu që humbi jetën në punishte, Ibrahimi thotë 270 gjobat e inspektoratit nuk po japin efekt (Video)

Sot është varrosur 22 vjeçari, Krenar Jemini, i cili e humbi jetën ne vendin e punës. E numri i madh i vdekjeve në vendin e punës është mjaft shqetësues në Kosovë. Nga Inspektorati i Punës thonë se pavarësisht masave të marra nuk ka pasur efekte në uljen e kësaj dukurie.

I është dhënë lamtumira e fundit, Krenar Jeminit, 22 vjeçarit që humbi jetën në vendin e punës një ditë më herët.


Kompania ku i ndjeri humbi jetën, “Lab Oil” përmes një komunikate ka bërë të ditur se punëtori i tyre ka shkarë në shiritin transportues të fabrikës.

“Aksidentalisht ka humbur jetën punëtori ynë, Krenar Jemini (1997). I ndjeri Jemini në momentin kritik ka qenë duke kryer punët e tij në fabrikë dhe ka shkarë në shiritin transportues të fabrikës, ku ka marrë lëndime vdekjeprurëse. Kompania ‘Lab-Oil’ me anë të kësaj komunikate dëshiron që të bëjë me dije për opinionin se kjo është e vërteta e ngjarjes tragjike që ka ndodhur në kompaninë tonë”, thuhet në njoftim.

Dukuria e vdekjeve në punishte në mungesë të sigurisë, po vazhdon të jetë shqetësuese në vendin tonë.

Kryeinspektori i Punës, Basri Ibrahimi tha se për zvogëlimin e kësaj dukurie Inspektorati i Punës ka shqiptuar një numër të madh të gjobave për kompanitë, por, siç thotë ai, pavarësisht kësaj, numri i vdekjeve në vendin e punës vazhdon të jetë i lartë.

“Vitin e kaluar ne kemi marrë masa shumë rigoroze, duke pezulluar punimet në 120 punishte në Prishtinë dhe më shumë se 20 në Gjilan. Në pjesët tjera të Kosovës nuk kemi arritur edhe për shkak të numrit të vogël të inspektorëve… Kemi shqiptuar gjoba më shumë se çdo herë tjetër por gjendja ende nuk është e mirë. Nuk është e kënaqshme edhe gjendja në këtë vit. Dje ndodhi një rast vdekjeje në vendin e punës. E kemi edhe një rast tjetër të dyshimtë të pa verifikuar, ndoshta edhe ai mund të jetë aksident në vendin e punës”, deklaroi për RTV Dukagjinin, Basri Ibrahimi.

Ibrahimit më tej tha se gjatë ditës nuk është lejuar të hyj për vizitë në kompaninë ku hubi jetën punëtori pasi sipas tij fabrika ishte e mbyllur dhe pronarët kishin shkuar në varrimin e të ndjerit Jemini.

Sipas statistikave në vend, gjatë vitit të kaluar, për shkak të pasigurisë në vendin e punës, kanë humbur jetën 23 persona, 12 në sektorin e ndërtimit. Në vitin 2017, 19 persona humbën jetë. /RTV Dukagjini/Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Zyrtare: Kosova aktualisht nuk është në agjendën e mbledhjes së Komitetit të Ministrave të Këshillit të Evropës

Zyrtare: Kosova aktualisht nuk është në agjendën e mbledhjes së Komitetit të Ministrave të Këshillit të Evropës

Lajme
Zbulohet receta e dhënë nga mjeku neuropsikiatër për nënën që u vetëvra me 3 fëmijët në lumin Buna

Zbulohet receta e dhënë nga mjeku neuropsikiatër për nënën që u vetëvra me 3 fëmijët në lumin Buna

Lajme
Deputeti i PDK akuzon ministrin Sveçla: Ka ndërmarrë veprime në veri pa e pyetur fare drejtorin e Policisë

Deputeti i PDK akuzon ministrin Sveçla: Ka ndërmarrë veprime në veri pa e pyetur fare drejtorin e Policisë

Siguri
Pas Danimarkës edhe Austria planifikon marrëveshje që të burgosurit të vuajnë dënimin në Kosovë

Pas Danimarkës edhe Austria planifikon marrëveshje që të burgosurit të vuajnë dënimin në Kosovë

Lajme
Hakerët rusë sulmojnë faqet e institucioneve, Gërvalla: Rusia po kryen sulm hibrid ndaj Kosovës

Hakerët rusë sulmojnë faqet e institucioneve, Gërvalla: Rusia po kryen sulm hibrid ndaj Kosovës

Lajme
Policia e Kosovës gjen kamera në rrugët malore në kufirin Kosovë-Serbi

Policia e Kosovës gjen kamera në rrugët malore në kufirin Kosovë-Serbi

Lajme
Kalo në kategori