LAJMI I FUNDIT:

Moderatori i RTV Dukagjinit prezanton mbrëmjen e hapjes së palestrës në Rahovec

Moderatori i RTV Dukagjinit prezanton mbrëmjen e hapjes së palestrës në Rahovec

Nga 27 shkurti deri me datën 3 mars në palestrën më moderne në Kosovë, në Rahovec, do të zhvillohet “Final 8” i Kupës së Kosovës në basketboll.

Për herë të parë në vendin tonë, çdo ditë në program, adhuruesit e basketbollit do të mund të ndjekin nga tri ndeshje në kategoritë: Ndeshjet e Kupës në kategorinë e meshkujve, të femrave dhe ato të Ligës së Parë.


Hapja dhe prezantimi i palestrës së ndërtuar së fundmi do të bëhet nga moderatori Fisnik Zymi, i cili drejton emisionin sportiv ‘Dueli Sportiv’ që transmetohet në RTV Dukagjini.

Në inaugurimin e kësaj salle që qytetarët dhe sportistët e qytetit vreshtar e priten që një kohë të gjatë pritët të jenë edhe krerët më të lartë të shtetit.

Gjatë këtyre pesë ditëve do të ketë edhe aktivitete të tjera përveç basketbollit. Janë qytetarët ata që do të mund të fitojnë shpërblime të ndryshme ndërsa nuk do të mungojë edhe muzika.

Oraret e ndeshjeve që do të luhen gjatë pesë ditëve të maratonës së basketbollit në Kupën e Kosovës janë:

27.02.2019 (e mërkurë)
14:00 Bashkimi – Prishtina (gjysmëfinalja në konkurrencën e femrave)
16:30 Z Mobile Prishtina – Trepça
19:00 Rahoveci – Don Bosko

28.02.2019 (e enjte)
14:00 Vëllaznimi – Istogu (gjysmëfinalja e Kupës së Ligës së Parë)
16:30 Golden Eagle Ylli – Feronikeli
19:00 Ponte Prizreni – Bashkimi

01.03.2019 (e premte)
14:00 Feronikeli – Penza (gjysmëfinalja e Kupës së Ligës së Parë)
16:30 Gjysmëfinalja e Parë e Kupës së Kosovës
19:00 Gjysmëfinalja e Dytë e Kupës së Kosovës

03.03.2019 (e diel)
12:00 Finalja e Kupës së Ligës së Parë
14:30 Finalja e Kupës së Kosovës – femrat
17:00 Finalja e Kupës së Kosovës – meshkujt.

Në trend Sport

Më shumë
I pandalshëm Edon Zhegrova, e lë në ‘gjumë’ portierin e Lyonit me një super gol

I pandalshëm Edon Zhegrova, e lë në ‘gjumë’ portierin e Lyonit me një super gol

Ligue 1
Po e kërkon e gjitha Evropa, sensacioni i River Plates ka vendosur të luajë për Real Madridin

Po e kërkon e gjitha Evropa, sensacioni i River Plates ka vendosur të luajë për Real Madridin

La Liga
Bisedimet kanë nisur, Jose Mourinho befason të gjithë me skuadrën e tij të re

Bisedimet kanë nisur, Jose Mourinho befason të gjithë me skuadrën e tij të re

Ndërkombëtare
Jurgen Klopp mund të humbasë ceremoninë lamtumirëse në ‘Anfield’ nëse ndodh kjo gjë ndaj Aston Villës

Jurgen Klopp mund të humbasë ceremoninë lamtumirëse në ‘Anfield’ nëse ndodh kjo gjë ndaj Aston Villës

Premier League
Rekordit të jashtëzakonshëm të Bruno Fernandes i vjen fundi pasi humbi ndeshjen ndaj Crystal Palace

Rekordit të jashtëzakonshëm të Bruno Fernandes i vjen fundi pasi humbi ndeshjen ndaj Crystal Palace

Premier League
Caktohet gjyqtari për ndeshjen kthyese Real-Bayern: Fat i keq për Los Blancos

Caktohet gjyqtari për ndeshjen kthyese Real-Bayern: Fat i keq për Los Blancos

Liga e Kampionëve
Kalo në kategori