Rrugëtimin në profesion e nisi bashkë me shokun e tij, ku për më shumë se pesë dekada, punuan në një dyqan. Edhe pas vdekjes së shokut të tij, vazhdoi me këtë zeje, duke mbajtur gjallë kujtimin për të.
Xhevat Myftari është ndër rrobaqepësit më të vjetër në qytetin e Mitrovicës. Thotë se përfitimi nga kjo zeje është shumë i vogël, megjithatë nuk mund të heq dorë prej tij.
“Zejes ia kam filluar qysh kur isha nxënës në vitin 1950. Në atë kohë është dashur të punojë të mjeshtri paradite gjashtë ditë në javë, ndërsa pasdite shkoja në shkollë po ashtu për të mësuar për këtë zeje. Ka zgjatur tri vite. Pas asaj periudhe jam bërë punëtorë i kualifikuar në rrobaqepësi… Ende e dua këtë profesion dhe vazhdoj të punoj edhe në këtë moshë”, deklaroi Myftari, për RTV Dukagjinin.
“Duhet të kesh talent, durim e mbi të gjitha dashni”. Kjo është edhe motoja e këtij 85 vjeçari, që e përcjelli në zanatin e tij prej rrobaqepësi, e që nuk iu nda as edhe një ditë.
Sipas tij, të quhesh rrobaqepës, nuk do të thotë vetëm të qepësh një palë rroba, por duhet të keshë zanatin e përvetësuar, e të krijosh diçka të bukur nga imagjinata.
“Të jesh rrobaqepës është punë mjaft e madhe, jo vetëm emrin të kesh rrobaqepës. Sot rrobaqepës bëhen edhe me tre muaj, por munden vetëm të shkurtojnë e ngushtojnë rroba… Ky profesion nuk është profitabil, siç mendojnë njerëzit. Profitabil bëhet nëse e përziebn me tregti”, shprehet më tej i moshuari, përcjell Telegrafi.
A është edhe ndër kreatorët e parë në Kosovë, kurse shkollimin e kreu në Slloveni.
Në këtë qytet, sipas Myftarit, janë shumë pak rrobaqepës, kanë mbet vetëm ata të cilët këtë zeje e kanë trashëguar nga prindërit apo gjyshërit e tyre.
“Në llogarinë time ky nuk është shumë profesion profitabil, por nuk heq kurrë. Bëhesh mjeshtër i pavarur. Mban veten dhe familjen dhe nuk bëhesh barrë e familjes apo shoqërisë”, shprehet më tej Xhevat Myftari.
Gjilpëra, e zhurma e makinës, janë bërë tashmë shokët më të mirë të tij…ajo zhurmë e cila sa herë që bie, i kthen pas kujtimet e tij dhe nostalgjinë e kohës së kaluar. /RTV Dukagjini/Telegrafi/
Lufta Prigozhin - Putin
Më shumëNumërohen më shumë se gjysma e votave, këto janë rezultatet nga zgjedhjet kuvendare
"Lidhjet me Serbinë" dhe informata nga Qeveria e Kosovës, çka deshi të thotë Escobar pas pretendimeve se është i implikuar?
Zona Zgjedhor nr 6: Këto janë rezultatet e fundit nga 77% e votave të numëruara
Kështu do të ndaheshin deputetët e Njësisë Zgjedhore 6 me 81% të vendvotimeve të numëruara
Taravari: Ndryshimi u kry, sapo u firmos liria e këtij vendi
Koalicioni VLEN feston në qytetin e Tetovës dhe Gostivarit
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Krijo hapësirën tënde të biznesit – zyre me qira te 4 Llulat – 300€/muaj ID-252
Më të lexuarat
Mbyllet gjysmëfinalja e parë e Eurovisionit - këto janë 10 vendet që u kualifikuan në finalen e madhe
Katër vite pritje, Dortmundi tani me një veprim hakmarrës turpëron PSG-në në rrjetet sociale
Bonusi i jashtëzakonshëm që Bellingham do ta fitojë nëse Real Madridi fiton Ligën e Kampionëve
Ish-legjenda e njohur e Real Madridit i bashkohet Ronaldos tek Al-Nassr
Shumë debate për këtë moment: A ishte penallti për PSG-në kur Hummels e rrëzoi Dembelen?
Çka është rregulla 30:30:30:10 kur bëhet fjalë për financat dhe si duhet ta shfrytëzoni?