Xhaçka-Sheqerinska: Anëtarësimi i Maqedonisë së Veriut në NATO, siguri edhe për rajonin
Ministrja e Mbrojtjes e Shqipërisë Olta Xhaçka, e cila po qëndron për vizitë zyrtare në Maqedoninë e Veriut, ka realizuar takim me homologen e saj Radmilla Sheqerinska.
Pas takimit Xhaçka dhe Sheqerinska kanë mbajtur konferencë për shtyp, në të cilën theksuan bashkëpunimin e shkëlqyer mes Maqedonisë dhe Shqipërisë. Sheqerinska dhe Xhaçka shprehën falënderime të ndërsjella për mbështetjen që kanë shtetet për njëra tjetrën, njofton Telegrafi Maqedoni.
“Jam e kënaqur që ndodhem në Maqedoni në këtë moment. Ju tanimë jeni vetëm një hap larg anëtarësimit në NATO. Me anëtarësimin tuaj në NATO, rajoni do të jetë më stabil dhe më i sigurt. Mbështetja e Shqipërisë për Maqedoninë e Veriut, ka qenë prioritet strategjik në politikën tonë të jashtme. Arritja e marrëveshjes me Greqinë, por edhe Ligji për zyrtarizimin e gjuhës shqipe, janë hapa që kërkojnë guxim të madh”.
“Unë jam e lumtur që faktori politik shqiptar ka pasur rol të rëndësishëm në këto hapa. Besoj që këto zhvillime jo vetëm që kanë garantuar anëtarësimin e Maqedonisë, por edhe stabilitetin dhe sigurinë e rajonit. Kemi edhe shumë për të bërë dhe për të realizuar atë që është strategjik për të gjithë ne – anëtarësimi në BE”, tha ministrja shqiptare Xhaçka.
Ndrësa ministrja e Maqedonisë Radmilla Sheqerinska, theksoi se Shqipëria çdo herë ka mbështetur Maqedoninë dhe se kjo mbështetje nuk do të harrohet.
Të pyetura për qëndrimin e Serbisë për mosanëtarësim në NATO, ata thanë nuk dëshirojnë të ndërhyjnë në punët e brendshme të shteteve fqinje dhe se dëshirojnë që aspiratat euroatlantike t’i kenë të gjitha shtetet./Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëFAZ: Ballkani po mbetet pa popullatë, po popullohet me emigrantë nga Azia
Certifikimi i snajperistëve, Gecaj: Lajm i mirë për Kosovën dhe FSK-në
Fruti i pasionit mbillet në Shkodër - Familja Ndoja nga 1 dynym, sot mbjell 15 hektarë
Publikohet doracaku zyrtar për dhënien e provimit të patentës së shoferit
Profesori shqiptar nga Londra: Në Britani të Madhe i gjithë spektri politik është pro Kosovës
Polici goditet me veturë, e dyshuara largohet nga vendi i ngjarjes
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Krijo hapësirën tënde të biznesit – zyre me qira te 4 Llulat – 300€/muaj ID-252
Më të lexuarat
Bëhen bashkë pas dy vitesh Blero e Afrona Dika
Çfarë thuhet në alarmin e NATO-s për aktivitetet 'armiqësore' ruse në Evropë?
“Thellohet misteri” – bleu apo jo SHBA-ja, 81 aeroplanë të vjetër sovjetikë nga Kazakistani?
Nga qershori Aeroportit të Prishtinës i shtohet edhe një linjë e re fluturimi
Xhaka me Bayer Leverkusenin hap të madh drejt finales, Roma bie në ‘Olimpico’
"Nuk ka mbaruar ende, na duhet edhe një gol kundër Romës për finale" - Xhaka flet pas fitores së madhe