LAJMI I FUNDIT:

Sivjet 1.9 miliard euro të hyra, 2.3 miliardë euro shpenzime

Sivjet 1.9 miliard euro të hyra, 2.3 miliardë euro shpenzime

Duke u bazuar në të dhënat e publikuara në Ligjin për Buxhetin e Vitit 2019 shihet se të hyrat e planifikuara për sivjet janë 1 miliard e 949 milionë euro, derisa shpenzimet 2 miliardë e 378 milionë euro. Deficiti prej 429 milionë eurosh është paraparë të mbushet nga borxhi jashtëm, ai i brendshëm, si dhe nga mjetet e grumbulluara të Agjencisë Kosovare të Privatizimit.

Hiç më pak se 429 milionë euro është deficiti buxhetor i Kosovës i paraparë me buxhetin e vitit 2019 e i cili është më i lartë për 142 milionë euro, duke e krahasuar me deficitin e vitit paraprak. Duke u bazuar në të dhënat e publikuara në Ligjin për Buxhetin e Vitit 2019 shihet se të hyrat e planifikuara për sivjet janë 1 miliard e 949 milionë euro, derisa shpenzimet 2 miliardë e 378 milionë euro. Shpenzimet për paga dhe mëditje edhe më tutje vazhdojnë të mbajnë një pjesëmarrje të konsiderueshme në shpenzimet e përgjithshme.

Në Ligjin për Buxhetin thuhet se për dallim nga vitet paraprake e në veçanti nga viti 2018, në buxhetin e po këtij viti rritja e këtyre shpenzimeve vjen si rezultat i implementimit të kontratës kolektive, mirëpo zyrtarë të Ministrisë së Financave thonë se me këtë rritje është paraparë implementimi i Ligjit për Paga, i cili para pak ditësh është miratuar nga Kuvendi i Kosovës. I njëjti nuk është nënshkruar nga presidenti i Kosovës, por pas kalimit të afatit të paraparë ligjor ai në automatik ka hyrë në fuqi.


“Me këtë rritje prej 30 milionë eurosh është paraparë të zbatohet ligji në tre muajt e fundit të këtij viti, ashtu kur parashihet të hyjë në fuqi”, thonë zyrtarë të Ministrisë së Financave. Por duke u bazuar në Ligjin e Buxhetit shihet se në krahasim me vitin paraprak sivjet rritja e buxhetit për paga është bërë për 30 milionë euro. /Zëri/Telegrafi/

Në trend Ekonomi

Më shumë

"Mund të shkojë deri në 1 milion dollarë?": Ekspertët tregojnë se çfarë mund të ndodhë, nëse SHBA nën Trump krijon një 'rezervë kombëtare me bitcoin'

Botë
Vite më parë hodhi aksidentalisht në mbeturina hard diskun me Bitcoin, britaniku thotë se tani do të vlen 633 milionë dollarë

Vite më parë hodhi aksidentalisht në mbeturina hard diskun me Bitcoin, britaniku thotë se tani do të vlen 633 milionë dollarë

Botë
Spitali që po thyen tabutë e trajtimit të varësive në Kosovë tani me emër dhe vizion të ri

Spitali që po thyen tabutë e trajtimit të varësive në Kosovë tani me emër dhe vizion të ri

Ekonomi
Këto janë TOP konkurset e kësaj jave

Këto janë TOP konkurset e kësaj jave

Ekonomi
​Drejtori i Doganës tregon për këmbimet tregtare të Kosovës me Shqipërinë dhe Serbinë

​Drejtori i Doganës tregon për këmbimet tregtare të Kosovës me Shqipërinë dhe Serbinë

Ekonomi
“Urdhëro Hykmete, skena për ty” -  vazhdon përplasja e Muratit dhe Bajramit për kontratat njëburimore

“Urdhëro Hykmete, skena për ty” - vazhdon përplasja e Muratit dhe Bajramit për kontratat njëburimore

Ekonomi
Kalo në kategori