Ka shenja në rritje se pasiguria lidhur me daljen e Britanisë së Madhe nga Bashkimi Evropian po fillon të ndjehet tek investimet. Një sinjal i tillë ishte njoftimi i prodhuesit japonez të makinave, Nissan për largimin nga ky vend.
Korrespondenti i Zërit të Amerikës, Henry Ridgwell, njofton nga Londra se sipas një sondazhi të kohëve të fundit, një e treta e bizneseve britanike mund të largohen jashtë vendit si rezultat i BREXIT-it. Ndërkohë në media kanë rrjedhur edhe planet sekrete të qeverisë për rastet emergjente që parashikojnë evakuimin e mbretëreshës nga Pallati Buckingham në rast trazirash nëse Britania e Madhe largohet nga Bashkimi Evropian pa ndonjë marrëveshje.
Për dekada me radhë, firmat japoneze e kanë përdorur Britaninë e Madhe si portën drejt Evropës, por vendimi i kompanisë Nissan për të zhvendosur në Japoni prodhimin e modelit të makinës X-Trail ka shkaktuar ankth.
“Shqetësohem sepse ata kanë vërejtur pasigurinë që lidhet me BREXIT-in dhe mendoj se është sinjal serioz për të gjithë ne në parlament, se ka ardhur koha të zgjidhim këtë pasiguri”, shpjegon ministri britanik i Ekonomisë, Greg Clark.
Ndërsa, lidhjet e Britanisë së Madhe dobësohen, Japonia dhe Bashkimi Evropian po festojnë nënshkrimin e një marrëveshjeje tregtare që do të përfshijë një të tretën e Prodhimit të Përgjithshëm.
Gjatë vizitës në Tokio, kancelarja Angela Merkel, tha se një marrëveshje për BREXIT-in ende ishte e mundur.
“Duhet ta dimë nga Britania e Madhe, kjo është pika kritike, se cilat janë planet e tyre për të ardhmen”, tha Merkel.
Me kalimin e ditëve rreziku po shtohet edhe më shumë për mos arritjen e një marrëveshje për BREXIT-in. Planet për raste emergjente të qeverisë të rrjedhura në media sugjerojnë evakuimin e familjes mbretërore, nëse ka trazira.
Ndër skenarët më të rrezikshëm janë edhe trazirat në rrugë si rezultat i mungesës së ushqimit dhe ilaçeve, ndërsa kufizimet e eksportit të plehrave krijojnë male me mbeturina.
“Duket që është një skenar shumë i komplikuar, që sjell ndërlikime për qytetarët, për bizneset në të dy anët e Kanalit të La Manshit. Por varianti tjetër është rishqyrtimi i marrëveshjes së tërheqjes. Jo tërësisht, vetëm përshtatja e procesit që mund të çojë në miratimin e planit nga parlamenti”, thotë Alberto Alemanno, profesor i drejtësisë në shkollën ndërkombëtare të biznesit HEC Paris.
Kjo mund të mos mjaftojë. Britania e Madhe po kërkon ndryshime në të ashtuquajturën ‘ndalesa irlandeze’, e cila kërkon të mbajt Britaninë e Madhe të lidhur me rregullat e Bashkimit Evropian deri në arritjen e një marrëveshje tregtare, që synon të mënjanojë pengesat kufitare mes Irlandës dhe Irlandës së Veriut, ku do të jetë kufiri i tokësor i Bashkimit Evropian me Britaninë.
“Ata nuk do na ofrojnë ndihmë për mbajtjen në fuqi të rregullave ekzistuese të lëvizjes në kufirin irlandez për një kohë të kufizuar”, sqaron Anan Menon, profesor për politikat evropiane.
Ndërsa Alemanno thotë se rihapja e marrëveshjes së largimit mund të bëjë që edhe vende të tjera të Bashkimit Evropian të kërkojnë ndryshime, kryesisht kërkesat e Spanjës për bisedime mbi sovranitetin e Gjibraltarit.
“Mund të kemi kërkesa nga disa shtete anëtare, dhe Spanja mund të jetë njëra prej tyre. Po ndryshon edhe faktori politik në Evropë, madje shumë shpejt, para zgjedhjeve të bllokut në muajin maj”, thotë Alemanno.
Një kujtesë se ngërçi aktual është vetëm fillimi i rishikimit të marrëdhënieve të Britaninë e Madhe me një Evropë në ndryshim, një proces që mund të marrë vite ose ndoshta dekada. /VOA/Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëRriten pensionet për kategoritë e dala nga lufta, Murati: Ekzekutimi do të fillojë që nga ky muaj
Rekord, mbi 52 milionë kilogramë mish importoi Kosova më 2024
Llumnica: Mbi 600 punëtorë të KEK-ut pritet të pensionohen në tri vitet e ardhshme
Ruajtja e energjisë me bateri, Hashani: Projekt inovativ në Kosovë, ndër më të mëdhenjtë në botë për kokë banori
Projekte të suksesshme në përhapjen e energjisë diellore në Kosovë,Shqipëri dhe Maqedoni nga UniSolar
Bëhu SMS – Trajnimi i ri i Hallakate për ndërtimin e strategjisë në rrjete sociale
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Atletet e famshme Reebook vijnë me zbritje t’hatashme
Kreativiteti i fëmijëve tuaj fillon me këtë tabelë të zezë nga Vitorja – Përfitoni 20% zbritje ekskluzive
Më të lexuarat
Elon Musk nuk është fans i Liverpoolit, por i rivalit të tyre më të madh në Ligën Premier
Trump paralajmëron 'pushtimin' e Grenlandës, vjen reagimi i kryeministrit të ishullit
Zarf i zi në Big Brother VIP Albania 4
Përmasa gjigante: Granit Xhaka në mbështetje të Gjestit
FSK-ja shkoi në veri të vendit për një varrim, Maqedonci u zotua te KFOR-i se nuk kishte provokim
Rina publikon fotografi krah Feros: Akoma s’ka konkurrencë, 2025