LAJMI I FUNDIT:

Dyshohet që vuri në qarkullim barëra të dëmshme, Prokuroria në Gjilan kërkon paraburgimin e tij

Dyshohet që vuri në qarkullim barëra të dëmshme, Prokuroria në Gjilan kërkon paraburgimin e tij

Prokuroria Themelore në Gjilan, dje rreth orës 18:00h, ka ndaluar të dyshuarin B.K., në kohëzgjatje prej 48 orësh, ndërsa sot ndaj tij ka paraqitur kërkesën për caktimin e masës së paraburgimit, në Gjykatën kompetente në Gjilan.

Sipas kërkesës, ekziston dyshimi i bazuar se, më 22 shkurt 2019, në komunën e Kamenicës, në barnatoren ‘’Greta Pharm’’, pas kontrollimit nga Inspektorati Farmaceutik – Ministria e Shëndetësisë, u konstatua se i dyshuari B.K., ka vënë në qarkullim një sasi të konsiderueshme të barërave pas datës së skadimit, të cilat janë të dëmshme për shëndet.

Gjithashtu, i dyshuari, në mënyrë të kundërligjshme ka ushtruar veprimtari farmaceutike, në atë mënyrë që edhe përkundër asaj që i njëjti me profesion është ekonomist, pa kualifikim adekuat profesional ka ofruar shërbime farmaceutike.


Në këtë mënyrë, dyshohet të ketë kryer veprat penale, ‘’Prodhimi dhe shpërndarja e produkteve të dëmshme mjekësore’’ dhe ‘’Ushtrimi i kundërligjshëm i veprimtarisë mjekësore ose farmaceutike’’, të Kodit Penal të Republikës së Kosovës, transmeton Telegrafi.

Në trend Lajme

Më shumë
“Limaj mund t’i kthejë shpinën Haradinajt dhe të bashkohet me Kurtin

“Limaj mund t’i kthejë shpinën Haradinajt dhe të bashkohet me Kurtin", Lladrovci thotë se i qëndron kësaj deklarate – parashikon edhe sa deputet mund t’i ketë Nisma

Lajme
Shkelje procedurale, KQZ del me një sqarim për rezultatet preliminare edhe për 21 vendvotime

Shkelje procedurale, KQZ del me një sqarim për rezultatet preliminare edhe për 21 vendvotime

Lajme
Shefja e Misionit të BE-së: Deklaratat e Grenell ishin ndërhyrje në zgjedhjet në Kosovë, pushteti pati gjuhë negative

Shefja e Misionit të BE-së: Deklaratat e Grenell ishin ndërhyrje në zgjedhjet në Kosovë, pushteti pati gjuhë negative

Lajme
KQZ del me rezultate të reja, numërohen 90.09 për qind e votave

KQZ del me rezultate të reja, numërohen 90.09 për qind e votave

Lajme
Pse qytetarët po heqin dorë nga shtetësia e Kosovës?

Pse qytetarët po heqin dorë nga shtetësia e Kosovës?

Lajme
Rama humb kontrollin gjatë lidhjes direkt në rrjetet sociale, përplas tavolinën edhe shan

Rama humb kontrollin gjatë lidhjes direkt në rrjetet sociale, përplas tavolinën edhe shan

Lajme
Kalo në kategori