LAJMI I FUNDIT:

Konfiskohen 1600 kg mish i prishur në Pejë

Konfiskohen 1600 kg mish i prishur në Pejë

Prokuroria në bashkëpunim me Policinë në Pejë, kanë arritur të konfiskojnë mbi 1 mijë e 600 kilogramë mish të prishur në këtë komunë.

Kjo është bërë e ditur nëpërmjet një komunikate për media nga Prokuroria Themelore e Pejës.


“Prokuroria Themelore e Pejës njofton se sot  (22.02.2019) në kuadër të planit për luftimin e shitjes se produkteve të dëmshme ushqimore, me kërkesë të kësaj prokurorie  dhe koordnimit me Policinë e Kosovës, përkatësisht Stacionin Policor në Pejë,  janë bastisur  6 (gjashtë) lokacione të cilat dyshohet se merren me këtë lloj veprimtarie.  Gjatë kësaj bastisja në të cilën kanë marrë pjesë edhe zyrtarët e Agjencisë së Ushqimit dhe Veterinarisë, janë sekustruar dhe shkatërruar rreth 1,600 kg mish, për të cilat palët nuk posedonin leje përkatëse dhe nuk i plotësonin kushtet adekuate higjienike”, thuhet në komunikatë.

Gjithashtu Prokuroria është zotuar se do të vazhdojë luftën e kriminalitet, dhe ndalimin e veprimtarive ilegale.

“Prokuroria Themelore në Pejë është e përkushtuar në luftimin e kriminalitetit dhe kërkon nga të gjithë ata që kanë informacione për ushtrimin e veprimtarive ilegale t’i paraqesin në organet e hetuesisë”, përfundon njoftimi. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Vrasja e 18-vjeçarit në Podujevë - 19 vjet burgim së bashku për dy të pandehurit

Vrasja e 18-vjeçarit në Podujevë - 19 vjet burgim së bashku për dy të pandehurit

Drejtësi

"Abelardi po më pyet mos po doni me këtë harç me shpërnda Kuvendin" - Konjufca shkakton të qeshura në seancë plenare

Lajme
Armë

Armë "Made in Albania" brenda vitit 2030, deputeti zbulon çfarë do të prodhojë Shqipëria

Lajme
Policia vihet në kërkim të Enver Sekiraqës, kërkon ndihmë edhe nga qytetarët për arrestimin e tij

Policia vihet në kërkim të Enver Sekiraqës, kërkon ndihmë edhe nga qytetarët për arrestimin e tij

Lajme
Arrestohet Agron Gashi, i dyshuari kryesor për plagosjen në Pejë

Arrestohet Agron Gashi, i dyshuari kryesor për plagosjen në Pejë

Kronika e Zezë
Takimi Osmani-Stoltenberg, deklarata për zbarkimin në veri dhe kundërpërgjigja e presidentes

Takimi Osmani-Stoltenberg, deklarata për zbarkimin në veri dhe kundërpërgjigja e presidentes

Lajme
Kalo në kategori