Prokuroria e Shtetit, në kuadër të ushtrimit të detyrave dhe përgjegjësive ligjore tash e tutje do të ketë në dispozicion një dokument të rëndësisë së veçantë për trajtimin e rasteve të krimeve të luftës, ngaqë anëtarët e Këshillit Prokurorial të Kosovës, kanë aprovuar Strategjinë për raste e krimeve të luftës, në mbledhjen e mbajtur më 21 shkurt 2019.
Në kuadër të kësaj strategjie synohet të hetohen dhe të ndjekën penalisht të gjithë personat, të cilët kanë kryer krime lufte në kundërshtim më të drejtën humanitare ndërkombëtare gjatë viteve 1998-1999 në tërë territorin e Republikës së Kosovës, si dhe vendosjen e drejtësisë për viktimat.
“Një numër i madh i krimeve të luftës, krimeve kundër njerëzimit dhe krimeve të tjera të rënda sipas të drejtës ndërkombëtare, të kryera në formë të vrasjes së civilëve, zhvendosjes së detyruar të popullatës civile, burgosjes së paligjshme, torturës, dhunës seksuale, trajtimit çnjerëzor, grabitjes dhe shkatërrimit të pronës, të pasurive ekonomike, objekteve kulturore dhe religjioze dhe veprave penale të tjera të ngjashme kanë ndodhur në territorin e Kosovës në shkallë të gjerë apo sistematike në kontekst dhe si rrjedhojë e zhvillimit të luftës (konfliktit), e cila ndodhi në periudhën kohore 1998 dhe 1999”.
Sipas të Drejtës ndërkombëtare, hetimi dhe ndjekja penale efikase dhe efektive e krimeve të rënda, përkitazi, parimet e transparencës, lirisë nga ndërhyrja politike, respektimi i drejtave të njeriut dhe përgjegjësitë individuale penale, janë mjete thelbësore për përcaktimin e përgjegjësisë së kryerësve, vendosjen e drejtësisë për viktimat dhe palët e dëmtuara, si dhe për forcimin e sundimit të ligjit, njofton Prokuroria e Shtetit përcjellë Klan Kosova.
Prokuroria Speciale e Kosovës i ka marrë kompetencat ekskluzive në qershor të vitit 2018 për t’i hetuar dhe ndjekur krimet e luftës dhe shkeljet e tjera të së drejtës humanitare ndërkombëtare. Fillimisht, këto raste ishin në kompetencë të prokurorëve të UNMIK-ut dhe më pastaj kishin kaluar në kompetencë të Misionit evropian për Sundim të Ligjit, EULEX. Që nga muaji qershor 2018 e deri më tani, në Prokurorinë Speciale të Kosovës, konkretisht në Departamentin e Krimeve të Luftës, nga misioni i EULEX-it janë transferuar afro 900 lëndë të krimeve të luftës dhe shkeljeve të tjera të së drejtës ndërkombëtare humanitare. Gjithashtu, janë transferuar edhe afro dymijë (2000) lëndë për persona të zhdukur.
Për të pasur një hetim dhe ndjekje penale efikase dhe efektive, Strategjia për trajtimin e krimeve të luftës parasheh përforcimin e Departamentit për Krime të Luftës të Prokurorisë Speciale më gjithsejtë pesë (5) prokurorë dhe stafit mbështetës, të cilët do t’iu shërbejnë prokurorëve në trajtimin e lëndëve të krimeve të luftës.
Në bazë të strategjisë dhe numrit të lëndëve, të cilat janë në Prokurorinë Speciale, parashihet edhe rritja e numrit të zyrtarëve policorë, të cilët duhet të kryejnë hetime në bazë të urdhrave dhe vendimeve të prokurorëve specialë.
Rezultatet që parashihet të arrihen me këtë strategji:
a) Të sigurohet hetimi dhe ndjekja penale e pretendimeve serioze për krime të luftës dhe krime të tjera, sipas të Drejtës ndërkombëtare dhe në përputhje me standardet e të Drejtës ndërkombëtare penale, duke përfshirë zhdukjen e detyruar dhe vrasjen e personave të zhdukur gjatë dhe pas luftës;
b) Të sigurohet që lëndët grumbullohen dhe caktohen prioritetet e tyre me përqendrim në përgjegjësinë komanduese dhe kontrolluese në vend të shenjëstrimit vetëm të të dyshuarve të nivelit të ulët;
c) Të sigurohet konfidencialiteti i hetimeve dhe dëshmive;
d) Të sigurohet mbrojtja e dëshmitarëve dhe e informatorëve;
e) Të sigurohet nivel i shtuar i ruajtjes së provave në rastet ku ka rrezik të konsiderueshëm që provat e tilla mund të mos jenë në dispozicion më pas në shqyrtim gjyqësor, duke pasur parasysh kohën e gjatë që ka kaluar që nga kryerja e pretenduar e krimeve;
f) Të bëhet rritja e bashkëpunimit të organeve hetuese me Zyrën për Mbrojtjen dhe Ndihmën e Viktimave;
g) Të sigurohet trajtim i barabartë i të dyshuarve dhe i të pandehurve, pavarësisht përkatësisë së tyre kombëtare, etike dhe religjioze;
h) Të rritet bashkëpunimi dhe bashkërendimi me të gjitha agjencitë kombëtare të angazhuara në hulumtimin dhe hetimin e krimeve të luftës dhe shkeljeve të tjera të së drejtës ndërkombëtare humanitare;
i) Të rritet promovimi i bashkëpunimit rajonal dhe ndërkombëtar në fushën e hetimit dhe ndjekjes penale të krimeve të luftës dhe shkeljeve të tjera të së drejtës ndërkombëtare humanitare;
j) Të rritet bashkëpunimi me organizatat joqeveritare dhe shoqatat e familjeve të viktimave;
k) Të rritet shkalla e vetëdijesimit publik për nevojën e hetimit dhe ndjekjes penale të krimeve të luftës dhe shkeljeve të tjera të së drejtës ndërkombëtare humanitare;
l) Të gjenden mënyra për t’i kapërcyer pengesat juridike, politike dhe të sigurisë gjatë përpjekjeve për të marrë informata të MTPN-së/TNPJ-së, përkitazi, me lëndët për Republikën e Kosovës dhe
m) Të sigurohet një përqendrim i veçantë në lëndët që përfshijnë krime të dhunës seksuale, por edhe të zhvillohen dhe zbatohen strategji për fuqizimin e të mbijetuarve përmes procesit të drejtësisë.
Një numër i madh i provave, deklaratave të dëshmitarëve dhe deklaratave të të dëmtuarve nuk gjenden në dosjet të cilat i posedon Prokuroria Speciale e Kosovës, dhe se shumica e këtyre deklaratave dhe provave, të cilat janë shumë relevante për ngritjen e aktakuzave për gjykime të suksesshme janë jashtë Republikës së Kosovës. Prandaj, strategjia synon të vendosë një bashkëpunim juridik ndërkombëtar efikas në fushën penale më vendet e rajonit.
Duhet ta kuptohet se qëllimi i Prokurorisë së Shtetit është që të gjithë ata të cilët kanë kryer veprime të kundërligjshme gjatë kohës së luftës në Kosovë të vihen para përgjegjësisë penale.
Andaj, Strategjia parasheh bashkëpunimin juridik të Prokurorisë Speciale të Kosovës edhe me Tribunalin për ish-Jugosllavinë në Hagë, INTERPOL-in dhe EUROPOL-in, organizatat e shoqërisë civile, mediat, mirëpo çdoherë duke e respektuar plotësisht konfidencialietin e hetimeve dhe mbrojtjen e viktimave.
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëNëse e shihni këtë grua, lajmërojeni policinë - dyshohet për vjedhje
Droni i policisë iu heq nga duart shqiptarëve 2.8 milionë paund, burg pas zbulimit të “fabrikës” së drogës në Angli
Zbardhen detaje nga vrasja e 43-vjeçarit në Tropojë, viktima dhe autori ishin shokë
Ish-deputetët e LVV-së kritikojnë kryeministrin Kurti për mungesën e fokusit në bashkimin kombëtar
Guri për padinë e Pecit: Absolutisht e pa logjikshme, në asnjë vend nuk mundesh me padit paditësin
Philip Reeker: Dialogu Kosovë-Serbi nuk do të jetë prioritet për administratën e Trumpit
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Atletet e famshme Reebook vijnë me zbritje t’hatashme
Kreativiteti i fëmijëve tuaj fillon me këtë tabelë të zezë nga Vitorja – Përfitoni 20% zbritje ekskluzive
A don me u dok si zotni këtë sezon të dasmave?
Më të lexuarat
Sancho mund të largohet nga Chelsea, por jo nga Anglia – atë e do me ngulm rivali i tyre
Një epokë e re në bashkëpunimin ushtarak: Ja se si vendet anëtare të BE-së "po bashkohen për një mbrojtje të avancuar”
Ish-deputetët e LVV-së kritikojnë kryeministrin Kurti për mungesën e fokusit në bashkimin kombëtar
"Kam 90 për qind gjasa që s'do mbijetoj", zbardhet biseda telefonike që Diana realizoi me babanë e saj para se të largohej nga BBVK
Publikohen pamjet tronditëse të momenteve të fundit të Liam Payne sa ishte gjallë - stafi i hotelit kryen lëvizje të çuditshme dhe ka mospërputhje të kohës
Zyrtari i lartë ushtarak britanik: Jemi të gatshëm qysh sonte të luftojmë me Rusinë