LAJMI I FUNDIT:

Ivanov e dënon incidentin në burgun e Shuto Orizares dhe kërkon përgjegjësi nga institucionet

Ivanov e dënon incidentin në burgun e Shuto Orizares dhe kërkon përgjegjësi nga institucionet

Kabineti i presidentit të Republikës së Maqedonisë së Veriut dënon ashpër dhunën fizike që ndodhi dje në burgun e Shuto Orizares, ku siç thuhet kanë marrë lëndime Mile Janakieski dhe Spiro Ristovski, përcjell Telegrafi Maqedoni.

Nga atje thonë se siguria e të gjithë personave të paraburgosur dhe të burgosur duhet të garantohet nga administrata e burgjeve, dhe për raste të tilla dhe të ngjashme, nuk duhet të ketë justifikim.


“Në burgjet e Republikën e Maqedonisë duhet të mbrohet integriteti psikofizik dhe moral i personave, të respektojnë personalitetin dhe dinjitetin e tyre, si dhe të drejtën e tyre për sigurinë personale”, thuhet në deklaratë.

Nga kabineti i presidentit gjithashtu thirren në nenin 10 të Kushtetutës së Republikës së Maqedonisë sipas të cilës “jeta e personit është e pacenueshme” dhe nenin 11 sipas të cilës “integriteti fizik dhe moral i njeriut është i pacenueshëm dhe ndalohet çdo formë torture, trajtim çnjerëzor ose degradues dhe ndëshkim”./Telegrafi/