LAJMI I FUNDIT:

SERBIA vs ZVICRA

SERBIA vs ZVICRA

(Granit Xhaka, 52′ Xherdan Shaqiri, 90′)

Poezi nga: Ivan Vinas Arrambide
Përktheu: Xhevdet Bajraj

Nganjëherë një gol
është një pikë
nganjëherë tri
e nganjëherë është një shqiponjë
që duke fluturuar kthehet
në atdheun
e babait tënd
sipër
armiqve tu


(Poeti meksikan Arrambide, ka qenë student i poetit të madh shqiptar Xhevdet Bajraj, që është edhe profesor në Universitetin Autonom të Meksiko Sitit/Universidad Autónoma de la Ciudad de México. Kjo poezi është botuar në librin “Poezia e golit”/”Poema de Gol”, nga shtëpia botuese Librerias Gandhi)