LAJMI I FUNDIT:

Sherifi: Qeveria nuk po rrëzohet pasi PDK-ja nuk ka partner tjetër

Sherifi: Qeveria nuk po rrëzohet pasi PDK-ja nuk ka partner tjetër

Bilall Sherifi nga Nisma Socialdemokrate e Kosovës ka thënë se Qeveria e Kosovës nuk është duke qëndruar për shkak të zemërgjerësisë së PDK-së, por për shkak se nuk ka partner për të bërë Qeverinë.

Sherifi ka thënë se nëse ka biseda prapa perdeve siç i ka vlerësuar ai, ato të lihen anash, dhe liderët e partive të flasin në mbledhje të veçanta.

“Unë mendoj që Qeveria nuk është duke qëndruar për shkak të zemërgjerësisë së PDK-së, por edhe për faktin që nuk kanë ndonjë partner tjetër për të formuar qeveri. Prandaj edhe nëse ka ndonjë bisedë prapa perdeve është mirë t’i lënë. Po i referohem PDK-së, sepse zoti Veseli e ka ngritur nganjëherë këtë temë”, ka thënë Sherifi në Televizionin publik.


Ai ka thënë se nuk ka asgjë zyrtare rreth prishjes së Qeverisë.

“Partnerët e koalicionit nuk i kanë thënë njëri tjetrit, që duam të përfundojmë bashkëqeverisjen, dhe pasiqë nuk ka diçka edhe unë mendoj që janë spekulime”, ka deklaruar Bilall Sherifi. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Zbulohen prapaskenat e dhunës në takimin e Edi Ramës me diasporën në Londër

Zbulohen prapaskenat e dhunës në takimin e Edi Ramës me diasporën në Londër

Lajme
Qendrat e emigrantëve bosh prej javësh, policia italiane dhe punonjësit socialë largohen nga Shqipëria - The Guardian sjell detajet

Qendrat e emigrantëve bosh prej javësh, policia italiane dhe punonjësit socialë largohen nga Shqipëria - The Guardian sjell detajet

Lajme
Ngjarja e rëndë në shkollë, flet për herë të parë 14-vjeçari Luis Meçe: Më gjuajti me thikë gjashtë herë

Ngjarja e rëndë në shkollë, flet për herë të parë 14-vjeçari Luis Meçe: Më gjuajti me thikë gjashtë herë

Lajme
Targat RKS, banorët e Leposaviqit përballen me vonesa për vazhdimin e regjistrimit të automjeteve

Targat RKS, banorët e Leposaviqit përballen me vonesa për vazhdimin e regjistrimit të automjeteve

Lajme
Policia arreston tre persona te Manastiri i Deçanit, në targa u shkruante “Kosova është Serbi”

Policia arreston tre persona te Manastiri i Deçanit, në targa u shkruante “Kosova është Serbi”

Lajme
Ura që lidh Ulqinin me Velipojën do të ndërtohet edhe me qeverinë e re malazeze

Ura që lidh Ulqinin me Velipojën do të ndërtohet edhe me qeverinë e re malazeze

Lajme
Kalo në kategori