LAJMI I FUNDIT:

Mogherini-Hahn: Djegia e mandateve nga opozita pengon funksionimin e demokracisë në Shqipëri

Mogherini-Hahn: Djegia e mandateve nga opozita pengon funksionimin e demokracisë në Shqipëri

Përfaqësuesja e Lartë e Bashkimit Evropian, Federica Mogherini dhe Komisioneri Johannes Hahn dënuan sot me forcë çdo retorikë nga udhëheqësit politikë që bëjnë thirrje për dhunë.

Në një deklaratë të përbashkët për shtyp Mogherini dhe Hahn reaguan mbi zhvillimet më të fundit në Shqipëri.

“Duke pasur parasysh protestat në Shqipëri sot, ne riafirmojmë të drejtën e qytetarëve për të marrë pjesë në protesta paqësore si një tipar thelbësor dhe një vlerë kyçe e demokracisë, por ne dënojmë me forcë çdo retorikë nga udhëheqësit politikë që bëjnë thirrje për dhunë”, thuhet në këtë deklaratë.


Për më tepër, zyrtarët e lartë të BE-së shprehen se “vendimi i opozitës për të djegur mandatet pengon seriozisht funksionimin e demokracisë në Shqipëri”. “Parlamenti është vendi ku reformat dhe zhvillimet përkatëse duhet të diskutohen dhe të çohen përpara, e jo të bojkotohen”, nënvizojnë ata.

Mogherini dhe Hahn nënvizojnë se “këto vendime dhe akte janë të padobishme, bien në kundërshtim me zgjedhjen demokratike të shtetasve shqiptarë dhe minojnë progresin që vendi ka bërë në rrugën drejt Bashkimit Europian”.

“Bashkimi Evropian pret nga të gjithë anëtarët e Parlamentit shqiptar të mbrojnë idealet dhe parimet e demokracisë, të vazhdojnë të shërbejnë në Kuvend dhe të marrin të gjitha masat e nevojshme për të shmangur aktet e dhunshme dhe deklaratat që provokojnë dhunë”, thuhet në deklaratën e përbashkët.

Ata po ashtu u shprehën se “presin që qeveria dhe opozita të angazhohen në diskutime konstruktive me qëllim kapërcimin situatës aktuale politike në të mirë të Shqipërisë dhe qytetarëve të saj”. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Ish-deputetët e LVV-së kritikojnë kryeministrin Kurti për mungesën e fokusit në bashkimin kombëtar

Ish-deputetët e LVV-së kritikojnë kryeministrin Kurti për mungesën e fokusit në bashkimin kombëtar

Lajme
Droni i policisë iu heq nga duart shqiptarëve 2.8 milionë paund, burg pas zbulimit të “fabrikës” së drogës në Angli

Droni i policisë iu heq nga duart shqiptarëve 2.8 milionë paund, burg pas zbulimit të “fabrikës” së drogës në Angli

Lajme
Reshjet e shiut, vërshohen disa rrugë në Prishtinë

Reshjet e shiut, vërshohen disa rrugë në Prishtinë

Prishtina
Zbardhen detaje nga vrasja e 43-vjeçarit në Tropojë, viktima dhe autori ishin shokë

Zbardhen detaje nga vrasja e 43-vjeçarit në Tropojë, viktima dhe autori ishin shokë

Lajme
Philip Reeker: Dialogu Kosovë-Serbi nuk do të jetë prioritet për administratën e Trumpit

Philip Reeker: Dialogu Kosovë-Serbi nuk do të jetë prioritet për administratën e Trumpit

Lajme
Guri për padinë e Pecit: Absolutisht e pa logjikshme, në asnjë vend nuk mundesh me padit paditësin

Guri për padinë e Pecit: Absolutisht e pa logjikshme, në asnjë vend nuk mundesh me padit paditësin

Lajme
Kalo në kategori