LAJMI I FUNDIT:

Helmim masovik i qenve në Pehçevë (Video)

Helmim masovik i qenve në Pehçevë (Video)

Qytetarët dyshojnë se në mënyrë masovike dhe të organizuar helmohen kafshët në Pehçevë. I gjithë qyteti, kafshët, por edhe njerëzit, dhe fëmijët janë të ekspozuar ndaj rrezikut të jetës së tyre nga helmet që janë shpërndarë.

Nga “Anima Mundi” thonë se ndërmarrja publike i mbledh kafshët e ngordhura por edhe kafshët e gjallë dhe se ky brutalitet nuk është parë askund.


“Anima mundi” kërkon hetim të menjëhershëm dhe përgjegjësi penale për të gjithë që janë pas aktit monstruoz në Pehçevë, helmimi masovik në gjithë qytetin, që sipas tyre është i padukshëm edhe për autoritetet e policisë së qytetit dhe para administratës komunale.

“Si shoqatë, kemi evidentuar më shumë raste të helmimit të kafshëve. Ndonjëherë bëhet fjalë për raste të izoluara, por shumë herë vërehen edhe raste të helmimin masovik”, thonë nga kjo shoqatë./Telegrafi/