LAJMI I FUNDIT:

Borisov: Bullgaria është e vendosur në ndihmën ndaj Maqedonisë së Veriut

Borisov: Bullgaria është e vendosur në ndihmën ndaj Maqedonisë së Veriut

Kryetari i Kuvendit të Maqedonisë së Veriut Talat Xhaferi, sot në kuadër të vizitë së tij në Sofje, ka realizuar takim edhe me kryeministrin bullgar Boyko Borisov.

Siç njoftojnë nga qeveria bullgare, në takim Xhaferi dhe Borisov kanë përshëndetur bashkëpunimin mes Shkupit dhe Sofjes gjatë viteve të kaluara, si dhe përpjekjet e Bullgarisë për mbështetje të Maqedonisë në rrugën e integrimeve euroatlantike, përcjell Telegrafi Maqedoni.


Borisov ka thënë se Bullgaria është e vendosur në ndihmën e saj për Maqedoninë e Veriut, si në vitin 2017 kur u nënshkrua marrëveshja për fqinjësi të mirë, po ashtu edhe sot kur Kuvendi i Bullgarisë ratifikoi protokollin për anëtarësimin e Maqedonisë në NATO.

“Sa më shumë të jemi të lidhur në mënyrë rajonale, më të mëdha janë perspektivat për investime, paqe dhe prosperitet”, tha Borisov.

Sot Kuvendi Nacional i Bullgarisë ratifikoi protokollin për anëtarësimin e Maqedonisë në NATO, ndërsa para saj e bënë Greqia, Sllovenia dhe Shqipëria./Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Kosova në KiE dhe rezoluta për Srebrenicën, mediat rajonale:  Vuçiq e pranoi zyrtarisht humbjen

Kosova në KiE dhe rezoluta për Srebrenicën, mediat rajonale: Vuçiq e pranoi zyrtarisht humbjen

Lajme
Kryeministri malazez, Spajiq: Nuk do të heqim dorë nga NATO-ja dhe njohja e Kosovës

Kryeministri malazez, Spajiq: Nuk do të heqim dorë nga NATO-ja dhe njohja e Kosovës

Lajme
Publikohet dosja, si e rekrutoi inteligjenca ruse Mikhail Zorin të vinte në Shqipëri dhe të mblidhte informacione

Publikohet dosja, si e rekrutoi inteligjenca ruse Mikhail Zorin të vinte në Shqipëri dhe të mblidhte informacione

Lajme
Pas skandalit në TikTok, Policia kërkon ndihmë për kapjen e shtetasit të Shqipërisë, i cili ndodhet në një burg në Francë

Pas skandalit në TikTok, Policia kërkon ndihmë për kapjen e shtetasit të Shqipërisë, i cili ndodhet në një burg në Francë

Kronika e Zezë
Kushtëzimi me Asociacionin, Kurti s’flet për qëndrimin e Gjermanisë rreth anëtarësimit të Kosovës në KiE

Kushtëzimi me Asociacionin, Kurti s’flet për qëndrimin e Gjermanisë rreth anëtarësimit të Kosovës në KiE

Lajme
Çitaku: Memli Krasniqi ka pasur kontakte me Vetëvendosjen për ta shpërndarë Kuvendin

Çitaku: Memli Krasniqi ka pasur kontakte me Vetëvendosjen për ta shpërndarë Kuvendin

Lajme
Kalo në kategori