LAJMI I FUNDIT:

Ngrica në një autostradë të Missourit, shkaktoi përplasjen e 47 veturave (Video)

Ngrica në një autostradë të Missourit, shkaktoi përplasjen e 47 veturave (Video)

Si pasojë e ngricave, në një autostradë në Missouri të Shteteve të Bashkuara, është shkaktuar përplasja e vrazhdë e 47 veturave.

Raportet policore flasin për një të vdekur dhe shtatë të lënduar, ndërsa njësitet ndihmëse po intervenojnë në kushte shumë të vështira klimatike, transmeton Telegrafi.


Pamjet që janë shpërndarë në Twitter, shfaqin përplasjet e një pas njëshme, në një zonë të Kansas City. “O Zot, nuk kemi çfarë të bëjmë” dëgjohet duke thënë dikush në sfond, teksa shoferët e veturave jashtë kontrollit, vazhdojnë t’ju bien borive.

Raportohet se përplasjet e vazhdueshme, u shkaktuan nga një veturë e vetme që humbi kontrollin gjatë orës 11:30 të paradites, derisa lëvizte në dukshmëri shumë të dobët. /Telegrafi/