Aleatët europianë kanë ofruar një përgjigje të heshtur ndaj kërkesës së presidentit amerikan Donald Trump që ata të marrin mbrapsht qytetarët e tyre të kapur duke luftuar për Shtetin Islamik në Siri.
Presidenti tha se grupi terrorist është në prag të humbjes – megjithëse siç njofton korrespondenti i Zërit të Amerikës, Henry Ridgwell nga Konferenca e Sigurisë në Mynih të Gjermanisë – shumë analistë janë të shqetësuar se Shteti Islamik mbetet i aftë për të kryer sulme.
Shteti Islamik dikur kontrollonte mbi 100,000 kilometra katrorë territor dhe së paku tetë milionë njerëz. Tani grupi terrorist është reduktuar në një rajon të vogël brenda qytetit Baghuz – nën sulme të ashpra nga Forcat Demokratike Siriane që mbështetura nga Shtetet e Bashkuara.
Presidenti Donald Trump shkroi të dielën në Twitter se “Kalifati është gati të bjerë”.
Por aleatët e mbledhur në Konferencën e Sigurisë të Mynihut këtë fundjavë nuk ishin aq të sigurt.
“Ka territore që janë çliruar, por ISIS-i apo terrorizmi ende nuk është mposhtur, sepse ideologjia vazhdon të jetë, njerëzit janë ende atje dhe shkaqet e rekrutimit mbeten njëlloj”, thotë ministri i Jashtëm i Katarit.
Eksperti i radikalizimit Peter Neumann thotë se Shteti Islamik ende ka mijëra luftëtarë.
“Jo të gjithë janë në ato territore që po merren. Shumë prej tyre janë fshehur. Ata janë në Mosul, në Raka, ata janë duke pritur për t’u kthyer”, thotë profesori Meumann.
Presidenti Trump shkroi se Evropa duhet të marrë mbrapsht mbi 800 luftëtarë të Shtetit Islamik të kapur në Siri – ose përndryshe Shtetet e Bashkuara mund të detyrohen t’i lirojnë dhe kjo do të bënte që ata të “depërtonin në Evropë”, tha presidenti.
Aleatët duhet ta marrin parasysh mirë mesazhin, i tha Zërit të Amerikës ish-kongresmeni republikan Darell Issa.
“Në të kaluarën evropianët kanë kërkuar që ne të lirojmë luftëtarët që kemi mbajtur në Guantanamo, duke mos i mbajtur përgjegjëse këto vende. Dhe si rezultat, ata janë kthyer në fushën e betejës, ose kanë kryer terrorizëm në vendet e tyre. Evropianët shpresoj kanë mësuar nga kjo dhe janë të përgatitur t’i marrin këta luftëtarë dhe t’i mbajnë ata përgjegjës”, thotë ish kongresmeni republikan.
Analisti Neumann është dakort.
“Duhet të ekzistojë një parim i thjeshtë, sipas të cilit çdo vend duhet të kujdeset dhe të marrë përgjegjësinë për qytetarët e vet”.
Por, mesazhi i presidentit Trump në Twitter është i pasjellshëm ndaj aleatëve, argumenton analisti i sigurisë Karin von Hippel.
“Ky është një problem i zakonshëm, një sfidë e zakonshme. Shteti Islamik ka të ngjarë të sulmojë po aq sa evropianët, edhe amerikanët ose asetet amerikane në vendet evropiane”.
Shumica e liderëve evropianë deri tani nuk i janë përgjigjur mesazheve të presidentit Trump në Twitter.
Presidenti nuk ishte i pranishëm në konferencë. Por mesazhet e tij në Twitter kanë dominuar bisedat dhe kanë përqendruar mendjen e të pranishmëve në pyetjen nëse Shtetit Islamik vërtetë është mposhtur – apo do të kthehet edhe një herë si një kërcënim për botën. /VOA/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëSulmi ukrainas me raketat britanike Storm Shadow, la të vrarë 500 ushtarë të Koresë së Veriut dhe një gjeneral rus
Ukraina tani kërkon një “armë specifike” nga aleatët
Ukrainasit shkatërrojnë sistemin raketor rus S-400
I riu nga Koreja e Veriut shtoi qëllimshëm në peshë për të shmangur shërbimin ushtarak
Putinit i mungojnë ushtarët në vijën e frontit, tenton të joshë rekrutët e rinj – u premton faljen e borxheve në vlerë prej 95 mijë dollarësh
"Ose do bëhet multiplanetare, ose do zhduket", paralajmërimi i Musk për të ardhmen e njerëzimit
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Atletet e famshme Reebook vijnë me zbritje t’hatashme
Kreativiteti i fëmijëve tuaj fillon me këtë tabelë të zezë nga Vitorja – Përfitoni 20% zbritje ekskluzive
A don me u dok si zotni këtë sezon të dasmave?
Më të lexuarat
Man United ofron 60 milionë euro dhe kartonin e Zirkzees për transferimin e yllit të Interit
"Ose do bëhet multiplanetare, ose do zhduket", paralajmërimi i Musk për të ardhmen e njerëzimit
Klubi rumun shkruan pas ndeshjes ndaj Rahovecit: Pritje shumë e mirë, ju falenderojmë për këtë gjë
Serwer: Kthimi i Grenellit, mund të çojë në ndarje të territoreve në Ballkan
Zbulohet data e fillimit të edicionit të katërt të Big Brother VIP Albania
Hap historik për ushtrinë amerikane: SHBA fillon prodhimin e eksplozivëve TNT në tokat e saj