Shteti i Kosovës është i përcaktuar për paqe dhe në rrugëtimin e saj në të ardhmen nuk do të ketë kthim, pasi pavarësia e vendit tonë është rezultat i sakrificës të të gjithë atyre që dhanë gjithçka për të ardhur në këtë ditë të madhe.
Kështu u tha në një pritje shtetërore organizuar sonte nga kryeministri Ramush Haradinaj, me rastin e shënimit të 11-vjetorit të Pavarësisë së Kosovës, në të cilën morën pjesë zyrtarë të vendit tonë, kori diplomatik në vendin tonë dhe mysafirë të tjerë.
Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, ka thënë se pavarësia e vendit tonë erdhi si rezultat i shumë sakrificave në luftën për liri, ndërsa porositi se rrugëtimi në të ardhmen do të jetë i pandashëm.
“Pavarësia e Kosovës është produkt i përbashkët i sakrificave tona dhe mbështetjes ndërkombëtare dhe ju falënderojmë të gjithëve që na keni përkrahur për liri dhe pavarësi. Sonte edhe një herë kujtojmë dhe respektojmë sakrificën e të gjithë njerëzve që kontribuuan për lirinë dhe pavarësinë e Kosovës, gjithë dëshmorëve të lirisë dhe atyre që njerëzve që dhanë gjithçka për të ardhur në këtë ditë të madhe, për Kosovën e re, multietnike, dhe evropiane dhe partner e përjetshme e speciale e SHBA-së. Edhe njëherë dua t’ju uroj 11-vjetorin e pavarësisë, falënderoj gjithë miqtë për mbështetje. Rrugëtimi i Kosovës do të jetë i pandalshëm, jemi në rrugë të drejtë, do të kemi suksese”, tha presidenti Thaçi.
Ndërsa kryeministri Ramush Haradinaj porositi se Kosova është e përcaktuar për paqe dhe se nuk do të ketë më kthim mbrapa.
“Sot është ditë feste për popullin e Kosovës. Festojmë secili në mënyrën e vet ashtu sikurse secili e ndjen në mënyrën e vet edhe në Kosovë, të gjithë ne shqiptarët si shumicë, por edhe komunitete që bashkëjetojnë me ne ndër shekuj. E kemi këtë ditë të përbashkët shqiptarët kudo që janë në Ballkan dhe botë. Është dita jonë, një ditë gëzimi. Sa herë që vjen kjo ditë edhe mua më kapin emocionet. Edhe sot i kam pasur gjithë ditën. Më kanë rënë në mend shumë etapa, shumë përpjekje, shumë sfida të jetës sonë, shumë dhimbje, por njëkohësisht edhe shumë mësime të nxjerra. Ndër to që më bën përshtypje është se nuk duhet të bëjmë hapa mbrapa dhe nuk do të bëjmë hapa mbrapa, këtë e dini se çka po them, në asnjë mënyrë, sepse vetëm rrugëtimi përpara e konfirmon përcaktimin tonë. Jemi në një rajon të ndjeshëm. Dëshirojmë të jetojmë në paqe me popujt fqinj, por ajo duhet të j etë e drejtë, një paqe e cila e respekton vullnetin e popullit të Kosovës të shprehur më 17 shkurt 2008. Urime ky 11-vjetor, e gëzofshim të gjithë bashkë”, tha Haradinaj.
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëNga Rubrika
Pahor: Kandidatura ime do të paraqitet në Bruksel, do të jem ndërmjetës i ndershëm në dialogun Kosovë-Serbi
Deputeti finlandez: Serbia nuk mund t’u imponohet shteteve për të kundërshtuar Kosovën në KiE
Gjeti trupin e 9-vjeçares në Bunë, peshkatari: Pashë me dritë telefoni, dukej si kukull
Zëvendësministri për Kthim: Sot është tentuar të vritet Marko Jablanoviq, sulmuesit i dështoi “Shkorpioni”
Tragjedia në Shkodër, vijon edhe gjatë natës kërkimi në lumin Bunë për nënën dhe dy fëmijët
Policja që u raportua e zhdukur paraqitet në stacionin e Rahovecit
DW: Sinjale alarmi nga Ballkani - po përsëritet historia?
Basha i reagon AGK-së dhe Sekretarit të Federatës Evropiane të Gazetarëve: Jam deputet i pavarur në mendime, Kosova nuk është autokraci
Kosova në Këshillin e Evropës, me apo pa kushte?
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Krijo hapësirën tënde të biznesit – zyre me qira te 4 Llulat – 300€/muaj ID-252
Më të lexuarat
Laporta shumë nervoz pas humbjes me Gironan – ai bërtiti vetëm me pesë fjalë, humbja mund t'i kushtojë miliona euro Barcelonës
Buleshkaj: Vitin e kaluar jemi njoftuar për një politikan që i ka pasë 5 milionë euro në një bankë në Zvicer
Erjolën e hedhin në mes të natës në pishinë, i ekspozohen pjesët intime
Vinicius ironizon me Araujon: Publikon trofetë e fituar nga gjenerata e re e Real Madridit
Tjetër fitore për Ukrainën: Rusia tërheq nga vijat e frontit dhjetëra aeroplanë luftarak
Këto janë vendet ku TikTok tashmë është i ndaluar – dhe nuk janë pak