LAJMI I FUNDIT:

Provokohen shqiptarët në veri të Mitrovicës, pamflete fyese në 11 vjetorin e Pavarësisë

Provokohen shqiptarët në veri të Mitrovicës, pamflete fyese në 11 vjetorin e Pavarësisë

Pamflete me fotografi fyese në ditën kur Kosova shënon 11-vjetorin e Pavarësisë së Kosovës janë parë sot gjatë ditës në veri të Mitrovicës, duke provokuar kështu banorët shqiptarë të asaj pjese dhe më gjerë.

Më saktë, në këto pamflete vërehen gishtat e mesëm të të dy duarve si simbol i numrit 11, ndërsa shkruan “years of occupation”, që në përkthim do të thotë 11 vjet të okupimit.


Burime të KosovaPress-it kanë bërë të ditur se këto pamflete janë vendosur nga njerëz të afërt me Millan Radojçiqin, emri i të cilit ndërlidhet me shumë ngjarje në veri, duke përfshirë edhe vrasjen e politikanit Oliver Ivanoviq.

Agjencia e lajmeve ka provuar të kontaktojë policinë në veri në lidhje me këto pamflete, por një gjë e tillë ka qenë e pamundur.

Ndryshe, ditë më parë kur një ushtar i KFOR-it ua pati ngritur gishtin e mesëm disa qytetarëve serbë në veri, mediat në Serbi ishin alarmuar duke e quajtur akt terrorist një gjë të tillë./Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Mospërfshirja e Kosovës në agjendën e Komitetit të Ministrave të KiE, reagime të ashpra ta deputetëve gjermanë – kritikojnë qeverinë e tyre

Mospërfshirja e Kosovës në agjendën e Komitetit të Ministrave të KiE, reagime të ashpra ta deputetëve gjermanë – kritikojnë qeverinë e tyre

Lajme
Projekti më i mirë, Piramida e Tiranës fiton çmimin e madh për Evropën Juglindore

Projekti më i mirë, Piramida e Tiranës fiton çmimin e madh për Evropën Juglindore

Lajme
Kosova jashtë KiE-së, deputetja finlandeze akuzon BE-në se po tregohet e butë me Serbinë

Kosova jashtë KiE-së, deputetja finlandeze akuzon BE-në se po tregohet e butë me Serbinë

Lajme
​Bie nataliteti në Kosovë, ASK dhe MPB me statistika të ndryshme për lindjet

​Bie nataliteti në Kosovë, ASK dhe MPB me statistika të ndryshme për lindjet

Lajme
Kosova jashtë KiE, Mujanoviq: BE po çon ujë në ‘mullirin’ e Vuçiqit

Kosova jashtë KiE, Mujanoviq: BE po çon ujë në ‘mullirin’ e Vuçiqit

Lajme
Plagosje me armë zjarri në Nashec të Prizrenit

Plagosje me armë zjarri në Nashec të Prizrenit

Kronika e Zezë
Kalo në kategori