LAJMI I FUNDIT:

Kongresistët amerikanë i thonë Thaçit: Po punojmë në ndalimin e agresionit rus në rajon

Kongresistët amerikanë i thonë Thaçit: Po punojmë në ndalimin e agresionit rus në rajon

Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, sot ka pritur një delegacion të senatorëve dhe kongresistëve amerikanë të udhëhequr nga senatori Jim Inhofe.

Presidenti Thaçi falënderoi senatorët dhe kongresistët amerikanë për kontributin e tyre në procesin e lirisë dhe pavarësisë së Kosovës.


“Vizita e juaj pikërisht në 11 vjetorin e pavarësisë është dëshmia më e mirë e marrëdhënieve tona të shenjta ndërmjet Kosovës dhe SHBA-së”, ka thënë presidenti Thaçi.

Në anën tjetër, senatori republikan Jim Inhofe e ka uruar presidentin Thaçi dhe popullin e Kosovës për 11 vjetorin e pavarësisë së Kosovës.

“Jam i nderuar që udhëheq delegacionin e Kongresit Amerikan në Kosovë. Kosova është një partner i rëndësishëm për Shtetet e Bashkuara dhe për NATO-n, pasi që punojmë së bashku në ndalimin e rritjes së agresionit rus në rajon”, ka thënë senatori Inhofe.

Presidenti Thaçi shtoi se Kosova gjatë tërë rrugëtimit të saj e ka pasur përkrahjen e parezervë të Shteteve të Bashkuara të Amerikës. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë

"Pulë me të huaj dhe skifter me të vetët”, Alizoti: Rama duhet ta kishte përqafuar Kurtin

Lajme
Letra e Qeverisë drejtuar Këshillit të Evropës, reagimi i Presidencës dhe deklarata e Gjermanisë, Francës dhe Italisë për Asociacionin

Letra e Qeverisë drejtuar Këshillit të Evropës, reagimi i Presidencës dhe deklarata e Gjermanisë, Francës dhe Italisë për Asociacionin

Lajme
Knaus: Komiteti i Ministrave të caktoj një mbledhje të jashtëzakonshme brenda disa jave, të votojë aplikacionin e Kosovës pasi të ketë ecur përpara me çështjen e Asociacionit

Knaus: Komiteti i Ministrave të caktoj një mbledhje të jashtëzakonshme brenda disa jave, të votojë aplikacionin e Kosovës pasi të ketë ecur përpara me çështjen e Asociacionit

Lajme
Politikani serb: Kam bërë padi në GjND për krimet serbe ndaj shqiptarëve të Kosovës

Politikani serb: Kam bërë padi në GjND për krimet serbe ndaj shqiptarëve të Kosovës

Lajme
Nga pragu i KiE-së në pasiguri...

Nga pragu i KiE-së në pasiguri...

Lajme
BE reagon për draft statutin e paralajmëruar nga Kosova për Asociacionin

BE reagon për draft statutin e paralajmëruar nga Kosova për Asociacionin

Lajme
Kalo në kategori