Nënpresidenti amerikan, Mike Pence kritikoi ashpër aleatët evropianë të shtunën, për qëndrimin e tyre ndaj Iranit dhe Venezuelës, në një fjalim në Konferencën e Sigurisë në Mynih të Gjermanisë.
“Ka ardhur koha që partnerët tanë evropianë të ndalojnë së sabotuari sanksionet amerikane ndaj këtij regjimi vrasës, revolucionar. Partnerët tanë evropianë duhet të tërhiqen nga marrëveshja bërthamore me Iranin”, u tha Pence pjesëmarrësve.
Ai u bëri gjithashtu thirrje aleatëve që të njohin udhëheqësin e opozitës venezueliane, Juan Guaido si presidentin legjitim të atij vendi. Mbi 20 vende evropiane e kanë bërë një gjë të tillë, por Bashkimi Evropian nuk e ka njohur plotësisht Guaidonë si president. Presidenti Nicholas Maduro, të cilin Shtetet e Bashkuara nuk e njohin, akuzohet se ka manipuluar rezultatin e zgjedhjeve të vitit të kaluar në favor të tij, ndërsa Venezuela është zhytur në varfëri dhe hiperinflacion.
“Bota e Vjetër ka edhe një herë rastin të mbajë një poicion të vendosur në mbështetje të lirisë në Botën e Re. Sot i bëjmë thirrje Bashkimit Evropian që të ngrejë zërin për lirinë dhe të njohë Juan Guaidonë sit ë vetmin president legjitim të Venezuelës”, tha ai.
Kina u përmend disa herë nga nënpresidenti si kërcënim ndaj Shteteve të Bashkuara dhe aleatëve të saj.
“Shtetet e Bashkuara ua kanë bërë gjithashtu të qartë partnerëve të sigurisë, kërcënimin që paraqesin Huawei dhe kompani të tjera kineze të telekomunikacionit, pasi ligji kinez u kërkon që t’i lejojnë aparatit të gjerë të sigurisë së Pekinit, qasje ndaj çdo të dhëne që prek rrjetin apo paisjet e tyre”, tha Pence.
Ai përsëriti gjithashtu thirrjet e Uashingtonit ndaj aleatëve evropianë të NATO-s që të bëjnë më shumë përpjekje për të plotësuar detyrimet për shpenzimet e tyre ushtarake dhe paralajmëroi kundër zhvillimit të lidhjeve ekonomike me Moskën, si Gazsjellësi Verior 2, që është nën ndërtim e sipër mes Rusisë dhe Gjermanisë.
“Ne nuk mund të garantojmë mbrojtjen e Perëndimit nëse aleatët tanë rrisin varësinë nga Lindja”, tha ai.
Ministri i Jashtëm rus, Sergey Lavrov mori fjalën më pas dhe tha se Evropa po humb nga qëndrimi që po mban ndaj Rusisë.
“Në një kohë kur evropianët i lejuan vetes të hyjnë në një krizë të pakuptimtë me Rusinë dhe pësuan humbje miliarda dollarëshe nga sanksionet e imponuara nga ana tjetër e oqeanit, bota po ndryshon me shpejtësi. Në fakt Bashkimi Evropian e ka humbur monopolin në programin e integrimit rajonal”, tha Lavrov.
Kancelarja gjermane Angela Merkel kritikoi ashpër pretendimen e Presidentit amerikan, Donald Trump se Evropa po përfitonte nga Amerika në tregti.
Konferenca e Sigurisë e Mynihut, shihet si një forum me peshë i përvitshëm për udhëheqësit botërore që të diskutojnë për shqetësimet e sigurisë globale dhe konfliktet, në takime publike dhe me dyer të mbyllura.
Analistja Florence Gaub e Institutit të Bashkimit Evropian për Studime Sigurie tha së këtë vit është një atmosferë e pasigurt.
“Ka shumë shqetësim se rendi i vjetër, kur gjithçka ishte ose të paktën dukej më e parashikueshme, ka marrë fund. Prandaj ky realitet po zë vend dalëngadalë”, tha ajo.
Toni i fjalimeve në konferencë, lë të kuptohet se edhe mes aleatëve, tensionet për rendin botëror në ndryshim e sipër, janë shumë larg zbutjes. /VOA/Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëNga Rubrika
NATO dhe Ukraina do të zhvillojnë bisedime urgjente pas sulmit të Rusisë me raketa të reja hipersonike
Teksa po fluturonte me aeroplan ‘mbi llavën e zjarrtë të tij’, turistja filmon shpërthimin spektakolar të vullkanit në Islandë
Tre të lënduar pas “përplasjes së dy trenave” në Gjermani
Teksa po fluturonte me aeroplan 'mbi llavën e zjarrtë të tij', turistja filmon shpërthimin spektakolar të vullkanit në Islandë
Shkoi për t'i ndihmuar Putinit, ukrainasit plagosin një gjeneral nga Koreja e Veriut në Rusi
Zyrtari i lartë ushtarak britanik: Jemi të gatshëm qysh sonte të luftojmë me Rusinë
Zëdhënëses së ministrisë së Jashtme ruse i cingëron telefoni në konferencë, dikush e urdhëron të mos flasë për sulmin me raketë ndërkontinentale në Ukrainë
Brenda fabrikës së armëve të Koresë së Jugut që mund ta furnizojë Ukrainën
Publikohet një dokument prej 1000 faqesh që detajon planet e Gjermanisë në rast të një lufte në Evropë
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Atletet e famshme Reebook vijnë me zbritje t’hatashme
Kreativiteti i fëmijëve tuaj fillon me këtë tabelë të zezë nga Vitorja – Përfitoni 20% zbritje ekskluzive
A don me u dok si zotni këtë sezon të dasmave?
Më të lexuarat
“Do më japësh një dy mijë lekësh të blej tost", babai i Martinit rrëfen mes lotësh bisedën e fundit me të birin
Pas urdhër-arrestit kundër tij, Netanyahu: Ditë e zezë për drejtësinë, nuk e njoh vendimin e gjykatës
"Është budalla, e rrah gruaja", Olta Gixhari flet për Luizin dhe BBVA: Gjysma e publikut ishin me mua, me të s'kam folur as kur kemi bërë filmin bashkë
Dërguti: Grupi i Osmanit në Guxo në bisedime për rikthimin në LDK, brenda dy ditësh dalin publikisht
Gjykimi i vëllezërve Vllasaliu në rastin e vrasjes së Bedri Rexhepit, dëgjohet biseda e përgjuar mes të pandehurve
Mes lotësh flasin për herë të parë prindërit e Martinit: Nuk duam hakmarrje