Në draft platformën, të cilën e ka hartuar Ekipi negociator për dialogun Kosovë-Serbi, e cila i është dorëzuar kryeparlamentarit Kadri Veseli për t’u votuar në Kuvendin e Kosovës, në mesin e 11 parimeve të saj është cekur edhe shfuqizimi i Rezolutës 1244, rezolutë kjo e nxjerr në vitin 1999 nga Këshilli i Sigurimit të Kombeve të Bashkuara (OKB) për Kosovën.
Aty thuhet se përderisa Kosova nuk është më një shtet i sapo dal nga lufta dhe se pavarësia e mbikëqyrur ndërkombëtarisht është përmbyllur me sukses, duhet të shfuqizohet Rezoluta 1244.
Sipas këtij parimi marrëveshja përfundimtare, gjithëpërfshirëse dhe ligjërisht e detyrueshme duhet të mbështetet nga Këshilli i Sigurimit i OKB-së.
Në parim po ashtu shpjegohet se marrëveshja do të arrihet nën ndërmjetësimin e BE-së dhe përkrahjen e SHBA-ve, të cilat gjithashtu duhet tё shërbejnë si garantues të zbatimit të obligimeve që parashihen në marrëveshje.
Më poshtë ju sjellim parimin e plotë të çështjes së të pagjeturve, viktimat e dhunës seksuale dhe reparacionet, si dhe përmbajtjen e saj:
17. Kosova nuk është më një shtet i sapo dalë nga lufta. Pavarësia e mbikëqyrur ndërkombëtarisht u përmbyll me sukses në vitin 2012. Ky fakt duhet të rezultoj me shfuqizimin e plotë të Rezolutës 1244 të KS të OKB-së (1999).
Marrëveshja përfundimtare, gjithëpërfshirëse dhe ligjërisht e detyrueshme duhet të mbështetet nga Këshilli i Sigurimit i OKB-së. Kjo duhet të ndodh për të siguruar që marrëveshja të ketë shkallën e nevojshme të qëndrueshmërisë dhe mbështetjes nga komuniteti ndërkombëtar. Rezultati përfundimtar në këtë proces është votimi në Këshillimin e Sigurimit dhe Asamblenë e Përgjithshme për të siguruar anëtarësimin e plotë të Kosovës në Kombet e Bashkuara.
Zbatimi
18. Marrëveshja do të arrihet nën ndërmjetësimin e BE-së dhe përkrahjen e SHBA-ve, të cilat gjithashtu duhet tё shërbejnë si garantues të zbatimit të obligimeve që parashihen në marrëveshje. Këto do të mbështesin vlerësimet dhe shqyrtimet e rregullta të zbatimit dhe do të jenë në dispozicion, me kërkesë të cilësdo palë, që të merren me çështjet e zbatimit me palët në marrëveshje. Duhet të ketë edhe dispozita që mbulojnë pasojat e mos-përmbushjes së marrëveshjes.
Progresi në hapjen e kapitujve në lidhje me anëtarësimin në BE duhet të kushtëzohet nga BE me zbatimin e plotë të obligimeve që rrjedhin nga marrëveshja. Duke pasur parasysh përfshirjen e BE-së, duhet të bëhet e qartë që dështimi në zbatimin e marrëveshjes do të konsiderohet si dështim në arritjen e normalizimit të kërkuar, i cili është parakusht për anëtarësimin e Republikës së Serbisë në BE (Kapitulli 35). Përfundimisht, BE-ja dhe vendet anëtare të saj nuk duhet t’i konsiderojnë zotimet që dalin nga Kapitulli 35 si të përmbushura deri në arritjen e marrëveshjes përfundimtare, gjithëpërfshirëse dhe ligjërisht të detyrueshme dhe zbatimit të saj në të gjitha aspektet.
Zgjidhja e mosmarrëveshjeve
19. Pa marrë parasysh me sa kujdes është formuluar, marrëveshja përfundimtare mund të jap shkas për shfaqjen e mos-pajtimeve lidhur me interpretimin ose implementimin e saj. Marrëveshja duhet të parasheh procedura të qarta për zgjidhjen e mosmarrëveshjeve të tilla. Në mungesë të zgjidhjes me marrëveshje ose ndërmjetësim, duhet të ketë dispozita për arbitrazh të detyrueshëm.
Konkluzionet
20. Republika e Kosovës është e përkushtuar për bashkëpunim të vazhdueshëm ndërkombëtar mbi parimet e barazisë dhe respektit të ndërsjellë. Republika e Kosovës fton Republikën e Serbisë që të shfrytëzoj këtë mundësi dhe të pranojnë realitetet aktuale në një mënyrë që tregon një angazhim të sinqertë drejt progresit konstruktiv. Nga ana e saj, Kosova është e gatshme, si pjesë e marrëveshjes përfundimtare, gjithëpërfshirëse dhe ligjërisht detyruese, për të negociuar vendosjen e marrëdhënieve diplomatike dhe marrёdhёnie tё mira fqinjёsore me Republikën e Serbisë.
Ekipi negociator shtetëror, i ka dorëzuar të premten zyrtarisht Platformën për dialogun Kosovë-Serbi, kryeparlamanetarit Kadri Veseli.
Pas dorëzimit të kësaj platforme, Veseli para mediave ka thënë se kjo Platformë është hartuar për marrëveshjen përfundimtare dhe ligjërisht obligative për dialogun me Serbinë. /Telegrafi
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëGrenell kritikon Kurtin, a po përfshihet SHBA në zgjedhjet e Kosovës?
Bëhen 25 vjet nga vrasja e dhjetë qytetarëve në veri të Mitrovicës – Kurti i shkruan letër Kaja Kallas
Gjendet një raketahedhës M80 në kufi me Serbinë, policia jep detajet
Shqipëria në luftë kundër pesticideve dhe antibiotikëve në ushqim
KQZ del me sqarim pse vendosën transportimin e fletëvotimeve nga diaspora në rrugë tokësore
Mbi 15 mijë vota transportohen me kombibus nga Cyrihu në Prishtinë, Mehmetaj ngrit alarmin për “manipulim”
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!
Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?
Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Më të lexuarat
Mbyllet afati kalimtar i janarit në top 5 ligat: Shumë transferimet u zyrtarizuan në fund
Banorët ndjekin klipin - momenti kur Gerta i hodhi për herë të dytë alkool në sy Gjestit
Grenell kritikon Kurtin, a po përfshihet SHBA në zgjedhjet e Kosovës?
Çfarë është USAID-i dhe sa qendror është ai për politikën e jashtme të SHBA-së?
Rasti i Gjestit, Egla Ceno: Jam e sigurt që do ta nxjerrin Gertën
Rubio përshëndet masën e Panamasë për të dalë nga plani i infrastrukturës kineze