LAJMI I FUNDIT:

Çfarë mund të ndiejnë qentë te njerëzit: Nuk mund t’i gënjeni!

Çfarë mund të ndiejnë qentë te njerëzit: Nuk mund t’i gënjeni!

Shumë hulumtime kanë treguar që qentë vërtet dinë të identifikojnë te ne tipin e caktuar të sjelljes, madje edhe më shumë se kjo

Shqisat e qenit janë më të holla dhe më të ndjeshme se të njerëzve, ndërkaq shpesh na duket që miqtë tanë më të mirë posedojnë edhe atë shqisën e gjashtë mistike, me të cilën mund t’i parandiejnë gjërat për të cilat edhe vetë nuk jemi të vetëdijshëm, transmeton Telegrafi.

Për disa nga gjërat të cilat qentë mund t’ i ndiejnë më mirë se pronarët e tyre të gjithë kemi dëgjuar, ndërkaq disa prej nesh goxha mund të befasohen.


Me intuitën e tyre qentë i kuptojnë:

1. Humorin

Qeni juaj mund gjithsesi të ndiejë humorin tuaj. Kështu pra, nëse ju jeni nën stres, po ashtu edhe ai do të jetë, nëse e ndien që jeni të pikëlluar. Gjithashtu, trajnerët e shumtë kanë vërejtur dallim të madh në rezultatet e qenve, varësisht nga humori i trajnerit.

2. Kujdesin

Qentë janë kafshë shumë inteligjente dhe ata dinë saktësisht kur ju nuk u kushtoni kujdes. Qentë dinë saktësisht kohën e caktuar që të bëjnë ndonjë veprim dinak, sepse dinë kur nuk i shikoni, edhe pse ju qëndroni aty. Pra, kështu është zhdukur sandviçi juaj.

3. Pabarazinë

Një ndër hulumtimet e bëra kohë më parë, në të cilin hulumtuesit kanë çiftuar qentë dhe u kanë dhënë të njëjtin urdhër. Njëri më pas ka marrë ëmbëlsirë, ndërkaq tjetri jo. Ai qenë i cili ka marrë ëmbëlsirë të shijshme, shpejt ka pushuar ta plotësojë atë urdhër, madje edhe ka pushuar së treguari kujdes ndaj hulumtuesit.

4. Sëmundjet

Edhe pse shumica e pronarëve mund të garantojnë për të adhuruarit e tyre që do t’u shërbejnë si ngushëllim i shkëlqyeshëm kur janë të sëmurë, është treguar që qentë mund t’i marrin erë shkallës së kancerit, madje nëpërmjet mostrës së gjakut. Mjekët dhe shkencëtarët shpresojnë që në një të ardhme të afërt do të mund që të mbështeten në nuhatjen e qenit për testim sa më efikas të kancerit.

5. Gënjeshtrën

Një hulumtim japonez ka zbuluar që qentë kanë aftësi të mos u besojnë njerëzve të cilët gënjejnë. Me fjalë të tjera, qentë dinë të identifikojnë kur janë të mashtruar dhe të mësojnë të mos i besojnë personit i cili i ka mashtruar. /Telegrafi/