LAJMI I FUNDIT:

Trump konfirmon shpalljen e emergjencës kombëtare

Trump konfirmon shpalljen e emergjencës kombëtare

Presidenti amerikan, Donald Trump ka thënë se do të shpallë gjendjen e emergjencës kombëtare, duke shfrytëzuar kështu fuqitë e tij ekzekutive për të ndërtuar murin me Meksikën.

“Ne do të nënshkruajmë sot gjendjen e emergjencës kombëtare dhe kjo do të jetë gjë e mrekullueshme”, ka thënë Trump gjatë një njoftimi para Shtëpisë së Bardhë, përcjell rel.


Megjithatë ai ka thënë se do të nënshkruajë projektligjin për shmangie të mbylljes së Qeverisë amerikane, e cila ishte mbyllur një muaj më parë pas shpërfaqjes së pakënaqësive nga demokratë dhe një pjesë e republikanëve për ndërtimin e murit SHBA-Meksikë.

Trump i ka kërkuar Kongresit që të financojë premtimin e tij në zgjedhjet presidenciale të vitit 2016, për ndërtim të murit me Meksikën, mirëpo ligjvënësit kanë kundërshtuar ofrimin e shumës prej 5.7 miliardë dollarëve.

Trump ka parashikuar se luftimi i kësaj mase me siguri do të përfundojë në Gjykatën Supreme.

Vendimi për emergjencë kombëtare, nëse nuk bllokohet nga gjykatat dhe Kongresi, do t’i lejojë Trumpit që të marrë fonde për ndërtim të murit, të cilat ligjvënësit i kanë miratuar për qëllime tjera.

Në trend Botë

Më shumë
Çfarë thuhet në alarmin e NATO-s për aktivitetet 'armiqësore' ruse në Evropë?

Çfarë thuhet në alarmin e NATO-s për aktivitetet 'armiqësore' ruse në Evropë?

Botë
“Thellohet misteri” – bleu apo jo SHBA-ja, 81 aeroplanë të vjetër sovjetikë nga Kazakistani?

“Thellohet misteri” – bleu apo jo SHBA-ja, 81 aeroplanë të vjetër sovjetikë nga Kazakistani?

Botë
Turqia ndalon të gjithë tregtinë me Izraelin për shkak të luftës në Gaza - vjen reagimi i Tel Avivit

Turqia ndalon të gjithë tregtinë me Izraelin për shkak të luftës në Gaza - vjen reagimi i Tel Avivit

Botë
Aktivistja nga Arabia Saudite dënohet me 11 vjet burgim

Aktivistja nga Arabia Saudite dënohet me 11 vjet burgim "për shkak të veshjes"

Botë
Një nga qytetet më të mëdha në botë po fundoset - do të shpenzohen 35 miliardë dollarë për ndërtimin e një kryeqyteti të ri

Një nga qytetet më të mëdha në botë po fundoset - do të shpenzohen 35 miliardë dollarë për ndërtimin e një kryeqyteti të ri

Botë
Ndërpriten mijëra fluturime - Rusia akuzohet se po ndërhyn në sistemet e navigimit të aeroplanëve në Evropë

Ndërpriten mijëra fluturime - Rusia akuzohet se po ndërhyn në sistemet e navigimit të aeroplanëve në Evropë

Botë
Kalo në kategori