LAJMI I FUNDIT:

Burimet natyrore dhe asetet në Kosovë nuk janë të hapura për negociim

Burimet natyrore dhe asetet në Kosovë nuk janë të hapura për negociim

Bashkëkryesuesi i Ekipit negociator, Shpend Ahmeti tha se dialogu duhet të përfundojë me njohjen nga Serbia.

Ahmeti citoi parimin numër 8 të Platformës për Dialogun ku thuhet se përputhje me Kushtetutën dhe ligjet e saj, të drejtat mbi burimet natyrore dhe asetet të cilat janë në territorin sovran të Republikës së Kosovës, janë ekskluzivisht të Republikës së Kosovës dhe rrjedhimisht nuk janë të hapura për negociim.


Lexoni të plotë postimin e Ahmetit:

“Sot edhe zyrtarisht dorëzuam draft Platformën e Delegacionit Shtetëror për Dialogun me Serbinë. Kjo platformë i ka 11 parime, dhe liston qëllimet dhe pritjet tona nga procesi i dialogut.

Qëllimi kryesor dhe i panegocuieshëm është njohja e ndërsjellë. Pra, përfundimi i këtij dialogu duhet të jetë njohja nga Serbia.

Po i citoj vetëm tri nga parimet të cilat kanë qenë shumë të diskutuara në muajt e fundit në Kosovë. Në qoftë se Kuvendi e voton këtë platformë, atëherë ky do të jetë qëndrimi i vetëm zyrtar i Republikës së Kosovës.

‘Parimi 6: Çdo marrëveshje përfundimtare duhet të jetë plotësisht në përputhje me Kushtetutën e Republikës së Kosovës, e cila parasheh që ‘sovraniteti dhe integriteti territorial i Republikës së Kosovës është i pacenueshëm, i patjetërsueshëm dhe i pandashëm dhe mbrohet me të gjitha mjetet e përcaktuara me këtë Kushtetutë dhe me ligj” (Neni 2(2)).

Parimi 7: Në Republikën e Kosovës nuk mund të ketë një nivel tjetër të qeverisjes përveç nivelit lokal dhe qendror.

Parimi 8: Në përputhje me Kushtetutën dhe ligjet e saj, të drejtat mbi burimet natyrore dhe asetet të cilat janë në territorin sovran të Republikës së Kosovës, janë ekskluzivisht të Republikës së Kosovës dhe rrjedhimisht nuk janë të hapura për negociim'”.

Në trend Lajme

Më shumë

"Pulë me të huaj dhe skifter me të vetët”, Alizoti: Rama duhet ta kishte përqafuar Kurtin

Lajme
Politikani serb: Kam bërë padi në GjND për krimet serbe ndaj shqiptarëve të Kosovës

Politikani serb: Kam bërë padi në GjND për krimet serbe ndaj shqiptarëve të Kosovës

Lajme
BE reagon për draft statutin e paralajmëruar nga Kosova për Asociacionin

BE reagon për draft statutin e paralajmëruar nga Kosova për Asociacionin

Lajme
Kushtëzimi i Kosovës për në KiE, eurodeputeti gjerman, Butikofer: Gabim i keq i Qeverisë gjermane

Kushtëzimi i Kosovës për në KiE, eurodeputeti gjerman, Butikofer: Gabim i keq i Qeverisë gjermane

Lajme
Flet shqiptari që vrau gruan: Nuk pendohem, hante me paratë e mia dhe më tradhtonte

Flet shqiptari që vrau gruan: Nuk pendohem, hante me paratë e mia dhe më tradhtonte

Lajme
Rama i përgjigjet deklaratave të Vulin

Rama i përgjigjet deklaratave të Vulin

Lajme
Kalo në kategori