LAJMI I FUNDIT:

Hetimi për aksidentin në Llaskarcë zhvillohet në dy pista

Hetimi për aksidentin në Llaskarcë zhvillohet në dy pista

Alsat jozyrtarisht mëson se hetimi për aksidentin tragjik të 13 shkurtit në rrugën Shkup-Tetovë po zhvillohet në dy pista. E para ka të bëj me arsyet e objektive.

Në këtë drejtim po hetohet nëse autobusi është penguar nga ndonjë automjet dhe për t’ju shmangur aksidentit ka humbur kontrollin. Gjithashtu në këtë drejtim hetohet edhe shpejtësia e cila nga hetimi paraprak mësohet të ketë qenë nga 80-85km/h.

Pista e dytë janë arsyet subjektive ku si element hetimi është shoferi i autobusit. Dyshimet e para flasin për humbje koncentrimi si pasojë e moskujdesit, bisedës telefonike apo edhe problem i mundshëm shëndetësor.


Megjithatë informacionet e para pritet të konfirmohen pas ekzaminimit të autobusit në Fakultetin e Makinerisë.