Këshilltari i presidentit Hashim Thaçi, Bekim Çollaku, ka thënë se asnjëherë nuk pritet nga shteti i Serbisë që të sillet në mënyrë të civilizuar ndaj shtetit të Kosovës, ndaj dhe duhet shfaqur vëmendje në rekomandimet e Shteteve të Bashkuara të Amerikës.
Çollaku derisa ka komentuar çështjen e bllokadës së krijuar në dialogun Kosovë-Serbi, ka deklaruar se tre institucionet e vendit për të cilat ka arritur letra nga Administrata Amerikane, duhet reflektuar sa më shpejtë.
”Jemi këtu ku jemi, e duhet të mendojmë që të mos komplikojmë situatën për tu mos thelluar edhe më shumë Ne asnjëherë s’kemi pritur që Serbia të sillet në mënyrë të civilizuar, në mënyrë europiane. Taksa ka qenë e arsyeshme, dhe ka arritur një efekt pozitiv por si e tillë ka qenë e papranueshme mënyra si është vendosur dhe koha kur është vendosur nga komuniteti ndërkombëtar””, ka thënë Çollaku në Klan Kosova.
Këshilltari i presidentit ka thënë se asnjëherë nuk do të dëshironte, të vinte një letër nga Amerika që sipas tij, tregon për ftohjen e raporteve mes dy shteteve.
Çollaku thotë se Kosova asnjëherë nuk duhet të rrezikoj, dhe të mbetet përgjegjëse për dialogun.
”Dhe çka është më e keqja Serbia po e përdor si pretekst, për ta sulmuar Kosovën në arenën ndërkombëtare konkretisht nga miqtë e Kosovës, Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe aleatët e tjerë. Letra nga SHBA-të e cila s’do të doja të arrinte kurrë, si tërheqje e vërejtjes pas dështimeve të kërkesave, duhet të trajtohet seriozisht nga të tri institucionet dhe përgjegjësit vendimmarrësit duhet të marrin vendim të menjëhershëm”, deklaroi Bekim Çollaku.
Ndërsa ka komentuar deklaratat e analistit Nexhmedin Spahiu se nga Qeveria e Kosovës është pohuar se për taksën SHBA-të kanë dhënë përkrahje të fshehtë, Çollaku tha se Administrata Amerikane nuk bënë lojë të dyfishtë. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëNga Rubrika
MPB: Promovohen 497 policë të rinj, nga gjenerata 2024-2025
I kërkuar për 15 raste të vjedhjeve, dorëzohet në polici i dyshuari në Pejë
Vjedhja e arit në vlerë 168 mijë euro në Prizren, policia arreston të dyshuarin dhe sekuestron disa prova materiale
FSK bën pranimin e Poligonit të Qitjes nga Komanda e Forcave Amerikane për Evropë (EUCOM)
Sindikatat e pavarura të Kosovës: Katër vitet e Qeverisë Kurti ishin më të vështira
Murati: Ripërcaktimi i kufijve, zgjidhja e vetme për një Kosovë funksionale
Banesat kolektive në veri të ndërtuara nga Serbia, do të legalizohen
Vjedhja e arit në vlerë 168 mijë euro në Prizren, policia arreston të dyshuarin dhe sekuestron disa prova materiale
Gjakovë, policia arreston gruan që kishte rrahur djalin e saj të mitur
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Atletet e famshme Reebook vijnë me zbritje t’hatashme
Kreativiteti i fëmijëve tuaj fillon me këtë tabelë të zezë nga Vitorja – Përfitoni 20% zbritje ekskluzive
Më të lexuarat
Befasia e këtij fillim viti: Nga Spanja raportojnë se Messi po rikthehet te Barcelona
Surpriza tejet e veçantë për Vullnetin: Niset për në Negroc për t'i takuar familjarët e tij
Musk po shkakton telashe në Evropë - çfarë përfiton ai nga kjo?
Olta Gixhari shkëlqen në finalen e Big Brother VIP Kosova me një pamje mahnitëse
100 milionë euro? As kjo nuk e bindi yllin e Real Madridit të braktiste Bernabeun për Chelsean e Abramovichit
Xuxi surprizohet nga familja e tij në finalen e Big Brother VIP Kosova