Biznesmeni, investitori, autori dhe filantropi Bill Gates, që llogaritet si njeriu i dytë më i pasur në botë, vlera e pasurisë e të cilit llogaritet rreth 96 miliardë dollarë, ka befasuar me një deklaratë të tij.
Sipas mediave të huaja, përcjell Telegrafi, kjo pasi që Bill Gates ka deklaruar se kishte paguar shumë pak taksa dhe se nuk e meritonte të ishte aq i pasur.
Siç thuhet tutje, 63-vjeçari, ka thënë se baronët e tjerë të biznesit duhet të kontribuojnë më shumë, gjithashtu.
Në një intervistë me DailyMail, ai ka thënë: “Kam paguar më shumë se 10 miliardë dollarë për taksat por unë duhet të paguaj më shumë”.
Babai i tre fëmijëve krijoi pasurinë e tij sidomos pas themelimit të Microsoft, në vitin 1975. Tani ajo është një nga kompanitë më të vlefshme në botë.
Z. Gates, i cili u tërhoq nga roli i tij i përditshëm në vitin 2008, është një nga një numër i vogël miliarderësh, të cilët kanë premtuar të lënë shumicën e pasurisë së tyre për “qëllime të mira” se sa për fëmijët e tyre.
Me gruan e tij 54-vjeçare, ai drejton Fondacionin Bill & Melinda Gates, i cili është i përkushtuar për të luftuar varfërinë dhe sëmundjet në vendet e varfëra.
“Unë nuk e meritoj pasurinë time”, shtoi Gates. “Askush nuk e meriton. Ka ardhur përmes kohës, fatit dhe nëpërmjet njerëzve me të cilët punova. Unë me siguri punova shumë dhe mendoj se softueri ka qenë një gjë e dobishme, por kam përfituar nga një strukturë gjithashtu”.
“Unë nuk mendoj se dhënia e parave për fëmijët e mi do të ishte një gjë e mirë për ta apo e mirë për shoqërinë”.
Komentet e tij erdhën pasi ai dhe gruaja e tij bënë publikimin e letrës së tyre vjetore, ku paraqitën shqetësimet e tyre kryesore rreth botës.
Ata theksuan se si nacionalizmi po rrezikon bashkëpunimin global në çështjet e rëndësishme shëndetësore.
Çifti u nxitën së pari në filantropinë pasi lexoi në një gazetë rreth qindra mijëra fëmijëve që vdisnin nga diarre në pjesë të varfra të botës.
Që atëherë, skemat globale të shëndetit – me ndihmën e qeverive dhe bamirësisë, si dhe fondacionet e tyre – kanë ndihmuar në shpëtimin e miliona jetëve që përndryshe do të kishin vdekur shkaku i sëmundjeve të tilla si HIV, tuberkulozi dhe malaria. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëTrump komenton takimin viral me Obamën: Ndoshta ne e pëlqejmë njëri-tjetrin
Trump e konfirmon, një takim me Putinin po organizohet
Shpërthejnë protesta të dhunshme në Kinë pas vdekjes së një adoleshenti
Trump paralajmëron 'pushtimin' e Grenlandës, vjen reagimi i kryeministrit të ishullit
Flakët masive rrethojnë dy burra dhe një qen në një shtëpi në Los Angeles, publikohet videoja që tregon momente tensioni
Si arriti Elon Musk të bëhet njeriu më i pasur në botë?
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Atletet e famshme Reebook vijnë me zbritje t’hatashme
Kreativiteti i fëmijëve tuaj fillon me këtë tabelë të zezë nga Vitorja – Përfitoni 20% zbritje ekskluzive
Më të lexuarat
Elon Musk nuk është fans i Liverpoolit, por i rivalit të tyre më të madh në Ligën Premier
Trump paralajmëron 'pushtimin' e Grenlandës, vjen reagimi i kryeministrit të ishullit
Zarf i zi në Big Brother VIP Albania 4
Përmasa gjigante: Granit Xhaka në mbështetje të Gjestit
FSK-ja shkoi në veri të vendit për një varrim, Maqedonci u zotua te KFOR-i se nuk kishte provokim
Rina publikon fotografi krah Feros: Akoma s’ka konkurrencë, 2025