LAJMI I FUNDIT:

Sekretet e Kubit të Rubikut: Kush e zbuloi dhe rrëfimi për njeriun që humbi 26 vjet duke u marrë me të (Foto)

Sekretet e Kubit të Rubikut: Kush e zbuloi dhe rrëfimi për njeriun që humbi 26 vjet duke u marrë me të (Foto)
Kubi i Rubikut i çmontuar pjesërisht

Kubi i Rubikut apo siç njihet Rubiku feston ditëlindjen e 45-të këtë vit, dhe është ende shumë popullor edhe sot.

Rreth 350 milionë njësi të kësaj “lodre të mençur” janë shitur, duke fituar një pozicion ndoshta si lodra më e shitur ndonjëherë.

Rubiku tani vjen në forma dhe madhësi të ndryshme, por logjika pas tyre qëndron e njëjtë: Për të renditur atë në çdo anë, sipas të njëjtës ngjyrë dhe është jashtëzakonisht e vështirë.


Fitoi lotarinë 10 milionëshe, i shpenzoi të gjitha në festa, vetura e femra - tani punon me dru dhe qymyr (Foto)
Lexo po ashtu Fitoi lotarinë 10 milionëshe, i shpenzoi të gjitha në festa, vetura e femra - tani punon me dru dhe qymyr (Foto)

Sipas hulumtimit të plotë të matematikanëve, ka një numër të mahnitshëm të variacioneve që mund të bëhen me këtë lodër dhe gjetja e një të duhure është jashtëzakonisht e vështirë.

Veçanërisht kjo bëhet e vështirë sepse duhet të mendojmë 20 hapa përpara, gjë që nuk është e lehtë për trurin tonë.

Por kush dhe kur e zbuloi?

Sipas të dhënave, përcjell Telegrafi, Kubi i Rubikut – Rubiku mban emrin e shpikësit, profesorit të arkitekturës hungareze Erno Rubik.

Ai dha mësim në Shkollën e Artit Komercial në Budapest, por është i njohur për botën, jo për profesionin e tij direkt, por për shpikjen e tij të zgjuar.

Ai studioi skulpturën dhe arkitekturën, dhe ndërtoi modele gjeometrike si një hobi. Ndërsa ndiqte hobin e tij, ai “goditi” idenë e krijimit të një “misteri të vogël” që përbëhet nga 27 blloqe druri për t’i mësuar studentët e tij rreth objekteve tre-dimensionale.

Madje, siç thuhet, përcjell Telegrafi, edhe vetë Rubikut i mori një muaj kohë për të zgjidhur enigmën e tij për herë të parë.

Ai vendosi ta patentonte atë në vitin 1975.

Ernő Rubik në vitin 2014

Në vitin 1977 Rubiku filloi të prodhohet dhe të shitet si një lodër në Hungari, nën emrin “Kubi magjik”. Pas nënshkrimit të një kontrate me prodhuesit amerikanë të lodrave “Ideal Toys” në vitin 1979, misteri u riemërua, pasi Kubi i Rubikut filloi të shitet në mbarë botën.

Kjo është kur numrat arritën kulmin – në vitin 1980, 4.5 milionë njësi u shitën dhe numrat vazhdonin të rriteshin.

Dhe mrekullia veçse kishte ndodhur.

Shtatë mrekullitë e botës në një park, të ndërtuara duke përdorur skrapin – ideja gjeniale e qytetit që është një nga më të ndoturit në botë (Foto/Video)
Lexo po ashtu Shtatë mrekullitë e botës në një park, të ndërtuara duke përdorur skrapin – ideja gjeniale e qytetit që është një nga më të ndoturit në botë (Foto/Video)

Deri në vitin 1981 kjo “lodër magjike” kishte fituar çmime lodrash në Gjermani, Francë, Britani të Madhe dhe SHBA, dhe librat se si të zgjidhnin Rubikun përmbytën tregun.

Pas kësaj, shumë shpejt u shfaqen edhe versione pirate në të gjithë vendin dhe shpërndarja ishte e pamundur për t’u kontrolluar.

Por, edhe me kalimin e viteve dhe me një bollëk të mësimeve nëpër platforma si YouTube dhe udhëzimeve të tjera në internet që na mësojnë se si të zgjidhim Rubikun që disponojmë sot, njerëzit vazhdojnë të luftojnë me obsesion për të zgjidhur misterin. Dhe ndjenja është e mrekullueshme, sipas atyre që kanë pasur sukses.

Ka edhe të tillë që flasin për varësinë ndaj Rubikut, si një gjë e vërtetë.

Madje, për disa, kompletimi i Kubit të Rubikut është bërë një përkushtim jetësor.

Graham Parker nga Hampshire, Anglia humbi 26 vjet për ta zgjidhur atë, duke refuzuar të “mashtronte” duke kërkuar përgjigjen online ose në një libër.

Parker i tha BBC-së se ai kishte humbur më shumë se 27,400 orë mbi Rubikun, që kur e bleu në vitin 1983.

Kubi i Rubikut i çmontuar pjesërisht

Thuhet se ai qau kur e përfundoi. Atij i kishte shkaktuar dhimbje në shpinë dhe kishte një tendosje në martesën e tij.

Por për shumë tifozë të dedikuar, një herë nuk është e mjaftueshme. Pas kësaj, ata kalojnë shumë kohë për të përmirësuar shpejtësinë e tyre.

Djaloshi që rrezikoi që kur ishte 17 vjeç: Kishte vjedhur 34 mijë euro nga mamaja për të nisur biznesin e tij - tani pasuria e tij llogaritet 170 milionë euro (Foto)
Lexo po ashtu Djaloshi që rrezikoi që kur ishte 17 vjeç: Kishte vjedhur 34 mijë euro nga mamaja për të nisur biznesin e tij - tani pasuria e tij llogaritet 170 milionë euro (Foto)

Veç kësaj, ende ka të dhëna për kampionate që mbahen për njerëzit që të konkurrojnë se kush është më i shpejti në arritjen e zgjidhjes.

Garat janë të larmishme, disa janë bërë me sy të lidhur, nën ujë, vetëm me këmbë,… etj.

Sidoqoftë, popullariteti filloi të bie nga viti 1982 e tutje dhe në vitet ’90 duket se Rubiku ishte harruar pjesërisht, përveç në mesin e tifozëve të flaktë.

Megjithatë, me bumin e internetit dhe sasinë e njerëzve që tani e përdorin atë, kubi i Rubikut po rikthen popullaritetin e vet.

Popullariteti i lodrës ishte kthyer sidomos në vitin 2006 dhe 2007, pas publikimit të ”The Pursuit in Happiness”, në të cilën Chris Gardner (Will Smith) impresionon një menaxher të një firme të madhe duke zgjidhur Kubin e Rubikut gjatë një udhëtimi të përbashkët me taksi. /Telegrafi/